Wesley Clark

Wesley Clark: Do të paguajmë për atë majë mali në Pashtrik, me gjakun e amerikanëve, nëse nuk i ndihmojmë UÇK-së të mbajë pozicionet

Komandanti Suprem i Aleancës  Veriatlantike në Evropë, i cili udhëhoqi fushatën e NATO-s kundër Serbisë, në vitin 1999, Vesli Klark, në librin e tij, ”Të bësh luftë moderne”, kishte treguar disa detaje të pathëna të negociatave e koordinimeve të sulmeve ushtarake që  ishin treguar për herë të parë në këtë libër, ku dëshmohet aleanca me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka treguar për bisedën dramatike që ka zhvilluar me dy vartësit e tij: Mike Short dhe Jay Hendrixin, gjatë luftimeve të UÇK-së për Majën e Pashtrikut. Deri në orën 13:00, thash unë, ju do të më thoni se çfarë do të ndërmerrnit për t’i ndihmuar UÇK-së të mbajë pozicionet në majë të malit. Mali nuk do të humbet. Ne nuk do t’i lejojmë serbët të ngjiten në majë të malit. Do të paguajmë për atë majë të malit me gjakun e amerikanëve, nëse nuk i ndihmojmë UÇK-së të mbajë pozicionet. Ky është prioriteti im numër një, ka shkruar në rrëfimin e tij gjenerali Clark. (Demokracia).

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …