Wesley Clark

Wesley Clark: Kosova duhet të përqendrohet në zhvillimin ekonomik për të forcuar sigurinë e saj

Ish-Komandanti i NATO-s gjatë bombardimeve në Kosovë, Wesley Clark, ka theksuar rëndësinë e zhvillimit ekonomik dhe investimeve të huaja për forcimin e sigurisë në Kosovë. Gjatë një diskutimi të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane, Clark ka deklaruar se mënyra më e mirë për të rritur sigurinë e vendit është përmes avancimit të ekonomisë dhe tërheqjes së investimeve, sidomos nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Bota po e shikon Kosovën dhe mënyra më e mirë për të forcuar sigurinë e saj është përmes zhvillimit ekonomik dhe investimeve, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara”, tha Clark. Ai shtoi se sektori privat ka një rol kyç në stimulimin e rritjes ekonomike, sidomos në fushat e teknologjisë së informacionit dhe shërbimeve. Clark theksoi se talenti dhe aftësitë gjuhësore të Kosovës mund të shfrytëzohen maksimalisht në këto sektorë, duke kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …