Wolfgang Ischinger

Wolfgang Ischinger: Ballkanit tani i duhet një pikë kthese urgjente, e cila mund të dëshmohet në Ohër të Maqedonisë

Ish-diplomati gjerman, Wolfgang Ishinger, ka thënë se në Ballkan tani duhet një pikë kthese urgjente. Ai i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq që  ta shfrytëzojnë mundësinë për të bërë hapin historik për dy vendet e tyre dhe të arrijnë një marrëveshje. “Potenciali i plotë për rritjen dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor mund të realizohet vetëm nëse marrëdhënia midis Serbisë dhe Kosovës përfundimisht vihet mbi një bazë të qëndrueshme dhe bashkëpunuese.  Më tutje, ai ka thënë se  është një mundësi historike për të treguar guxim dhe lidership. Si një mik i të dyjave  vendeve,  i Kosovës dhe Serbisë dhe si një ish-negociator i BE-së, kërkoj nga presidenti Vuciq dhe kryeministri Kurti që të bëjnë një hap mirëbesimi tani. Ata në Ohër, të dy do të kenë një mundësi historike për të treguar guxim dhe lidership politik. Dhe tani është koha për të çuar përpara Serbinë dhe Kosovën së bashku, në interes të popullit të tyre, në interes të Ballkanit Perëndimor dhe në interes të paqes dhe sigurisë në kontinentin evropian”, ka shkruar Ishinger.

Kontrolloni gjithashtu

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq  nga deklaratat e …