Brickos

Wolfgang Petrittch

Wolfgang Petriq: Propozimi franko-gjerman është një hap i ndërmjetëm drejt njohjes reciproke ndërmjet Kosovës e Serbisë

Ish-emisari i Bashkimit Evropian, për Kosovën, ambasadori Wolfgang Petriq, e ka cilësuar propozimin franko-gjerman si një hap të ndërmjetëm drejt njohjes reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se rruga evropiane e Serbisë është e kushtëzuar me njohjen e Kosovës dhe njëkohësisht i bëri thirrje kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit  të Serbisë Aleksandar Vuçiq që përfundimisht ta marrin vendimin politik për ta mbështetur dhe zbatuar propozimin gjermano-francez. BE-ja do që të përshpejtojë negociatat me Beogradin, por njëkohësisht që ta shtyjë përpara edhe aplikimin e Prishtinës për anëtarësim në BE. Bashkimi Evropian po kërkon themelimin e një Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe që nuk ka fuqi ekzekutive dhe as legjislative dhe që nuk është një lloj i Republikës Serbe, një shembull sipas tij shumë i keq. Kanë kaluar 10 vjet që kur kjo është nënshkruar. Sikundër e dimë në marrëdhëniet ndërkombëtare, marrëveshjet duhet të zbatohen dhe secila qeveri duhet t’i përmbahet asaj që një qeveri e mëparshme ka nënshkruar. Pastaj duhet të flitet për atë se si në terme konkrete ky asociacion duhet të duket. Kjo është ajo që duhet të bëhet, ka saktësuar, Volfgang Petriq.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …