Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka kritikuar qeverinë e Kosovës për mos konstruktivitet në raport me Amerikën, duke argumentuar se ky qëndrim ka çuar në sanksione nga Bashkimi Evropian për dy vitet e fundit. Gjatë një debati ai tha se Kosova duhet të ndërtojë një strategji të qartë për t’u prezantuar si një faktor stabiliteti në Ballkan, duke bindur si demokratët ashtu edhe republikanët amerikanë për rëndësinë e rolit të saj në rajon. Kërkesat e liderëve për heqjen e sanksioneve nuk do të funksionojnë pa treguar përkushtim të qartë për stabilitetin rajonal, ka saktësuar, deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj
Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …