Xhavit Jashari

Xhavit Jashari: Kryeministri Albin Kurti, ka shkelur mbi gjymtyrët e invalidëve dhe po shkel çdo ditë mbi gjakun e dëshmorëve

Kryetari i Shoqatës së familjeve të dëshmorëve të luftës së UÇK-së, Xhavit Jashari, tha se Qeveria e Kosovës është anti-UÇK dhe kryeministri Albin Kurti, ka shkel mbi gjymtyrët e invalidëve dhe po shkel çdo ditë mbi gjakun e dëshmorëve. “Ne qëndrojmë me qëndrime tona edhe ndaj Gjykatës Speciale e cila pamëshirshëm me pretendime, shpifje dhe gjithë ato që po i bën ndaj luftës dhe krerëve të saj por gjithsesi shprehem shqetësimet tona edhe ndaj kësaj qeverie e cila prej që është dhe është e vetmja qeveri pasluftës që është Qeveri anti-UÇK”.

“Çdoherë prej që është kryeministër Albin Kurti dhe vartësit e tij, përpjekjet e vazhdueshme i ka bërë për të goditur luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke mohuar të drejtat këtyre kategorive dhe ne e diskutuar dhe në vitin 2024, presim edhe interpretimin e Kushtetueses që goditi veteranët duke i hequr nga paga minimale dhe ne do të organizohemi për të kundërshtuar çdo padrejtësi që i bëhet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ju e dini që ka bërë shkelje ligjore duke ia mohuar familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës, pensionin e pleqësisë dhe kontribut-dhënës padrejtësisht dhe ne u kemi bërë thirrje dhe po iu bëjmë edhe sot”, ka thënë ai raporton eo. Le t iu drejtohen organeve të drejtësisë sepse e fitojnë, sepse është vërtetuar, është saktësuar që është shkelje e ligjit dhe nga një nen i një ligji, gabimisht, ose nuk do ta kuptoj, ose e bën qëllimisht e bën, prek edhe në ligjin e veçantë, siç është ligji për kategoritë e luftës. Ka shkel mbi gjymtyrët e invalidëve, po shkel çdo ditë mbi gjakun e dëshmorëve por mendoj që bashkërisht që në vitin 2024, do t’i themi stop jo vetëm këtij kryeministri por çdokujt që bën përpjekje për të njollosur dhe atakuar luftën e UÇK-së ”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ilaz Kodra

Ramush Haradinaj: Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama

Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra …