Xhevat Bislimi: Gjithmonë i pa pajtuar me qyqarllekun dhe mjerimin e Rugovës, Albin Kurti u "shtrëngua" të shkonte e të përulej me "nderim" të varri i tij

Xhevat Bislimi: Hashim Thaçi dhe partitë politike të vendit

Kam shkruar dy-tri komente. Edhe sot shkrova nje, prandaj nuk kisha ndermend te shkruaja sonte. Nuk do te shkruaja edhe per arsye se kur shkruan shpesh edhe mund ta besh pshesh! Po ku te lene ne kete kohe te qenrosh indiferent e te shikosh punet e qejfet tua…

Sapo lexova nje koment te nje shokut tone te vjeter per Hashimin mbinjeri! Ne cilindo funksion shteteror qe ishte, ai dilte me i fuqishmi, me i pushtetshmi…, po shkruan shoku yne i vjeter edhe ne politik e ne lufte per liri! Kryeminister, minister e Kryetar Republike ai sillet dhe vepron si i gjithepushtetshem dhe i pakontrollueshem, po shkruan ky shoku! Edhe motoja e protestes: “Nje popull s’i nenshtrohet nje njeriu”, ne njefare menyre e ngre Hashim Thaçin ne mbinjeri!!! Ky mendim dhe kjo prirje per t’i shpjeguar problemet e medha te Republikes se Kosoves dhe shkaqet e ketyre problemeve me nje (mbi)njeri me nxiti te shkruaj edhe ne kete ore te vone…

Hashim Thaçi, shoke, miq e lexues te dashur, eshte “produkt” i rrethanave te brendshme dhe te jashtme… Por, kesaj radhe po i abstrahoj rrethanat e jashtme dhe po merrem vetem me rrethanat e brendshme… Nuk po ndalem as te sistemi zgjedhor (me mundesi te pakufizuara spekulimi!), as te Kushtetuta me zgjidhje dhe kufizime te renda per Republiken e Kosoves dhe sistemin e saj politik… Po marre ne trajtim vetem Hashim Thaçin dhe partite politike, te cilate ishin dhe jane mbeshtetja, jataku i bute dhe fuqia e tij politike! Hashim Thaçi u be Kryeminister, pas vdekjes se Ibrahim Rugoves, me voten e LDK-se se Fatmir Sejdiut! Hashim Thaçi u be Minister i puneve te jashtme me voten e LDK-se se Isa Mustafes, i cili betoheje e sterbetoheje se nuk do te bente kurre koalicion me PDK-ne e Hashimit! Hashim Thaçi per bisedimet dhe marreveshjet e turpshme dhe te rrezikshme per lirine e Kosoves mori mbeshtetjen e Kuvendit te Republikes dhe kishte ne krah AAK-n e Ramushit! Blerim Shala, atehere nenkryetar i AAK-se, ishte koordinator per bisedimet dhe marreveshjet e Brukselit! Hashim Thaçi i negocioi marreveshjet e Brukselit, ndersa i nenshkroi Isa Mustafa, qe sot po hiqet si mbrojtes i Republikes se Kosoves! Hashim Thaçi e nenshkroi marreveshjen per kufirin me Malin e Zi (faljen edhe te 8200 hektareve toke shqiptare) bashke me Skender Hysenin e LDK-se se Isa Mustafes! Marreveshja per kufirin me Malin e Zi nuk mund te ratifikoheje ne Kuvendin e Republikes pa votate e atij qe me se shumeti e kundershtonte, pa votate e Ramush Haradinajt! LDK-ja e Isa Mustafes, qe sot po dashka me i mbrojte kufijte e Kosoves, e votoi faljen e tokes Malit te Zi pa me te voglen luhatje! Madje me shume zell e deshire! Hashim Thaçi kurre nuk do te beheje Kryetar i Republikes se Kosoves pa voten e LDK-se dhe, sidomos pa anagzhimin dhe perkushtimin e jashtezakonshem te Isa Mustafes, i cili edhe “zajednicen” do ta kishte themeluar motiii, po te varej vetem prej tij! Hashim Thaçi edhe sot, po te mos ishin partite politike qe e mbeshtesin (LDK, AAK, NISMA…) nuk do te mund te qendronte ne krye te Republikes, sepse do te shkarkoheje per shkeljet dhe dhunimet e shumta te Kushtetutes dhe te interesave te vendit… Nuk eshte pa pergjegjesi as Levizja Vetevendosje qe nuk po e gjene udhen!… Ne fund do thoja te mos e beni mbinjeri njeriun qe erdhi dhe po mbahet ne pushtet me mbeshtetjen e disa partive politike! Hashim Thaçi eshte nje njeri si gjithe te tjeret, por po e bejne mbinjeri partite politike dhe boset e tyre hipokrite, te korruptuar e te kapur kush me heret e kush me vone…

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …