Xhevat Bislimi: Gjithmonë i pa pajtuar me qyqarllekun dhe mjerimin e Rugovës, Albin Kurti u "shtrëngua" të shkonte e të përulej me "nderim" të varri i tij

Xhevat Bislimi: Heronjtë dhe dëshmorët e Lëvizjes që i duam vetëm në bronz

Kudo ne sheshe, ne oborre shkollash e institucionesh, ne parqe (ne qytete e ne fshatra) jane ngritur monumente per deshmoret dhe heronjte e Levizjes, qe ishin vrare ne rrethim, ne prita e atentate apo ishin mbytur mizorisht ne tortura nga Jugoserbia pushtuese dhe bashkepunetoret ne Kosove dhe ne viset e saj. Jane me qindra rruge e sheshe, shkolla dhe institucione tjera qe me krenari mbajne emrate e deshmoreve dhe heronjve te Levizjes.

Anetaret, veprimtaret dhe drejtuesit e Levizjes Popullore te Kosoves, sidomos, por edhe te Levizjes Kombetare pa dallim (organizata, grupe e atdhetarë), konsideroheshin te rrezikshem per “vellazrim-bashkimin” jugoserb dhe per shtetin represiv pushtues. Ata ndiqeshin kemba-kembes, spiunoheshin, denoncoheshin, arrestoheshin, torturoheshin e denoheshin me shume vite burg. Nuk jane pak edhe ata qe u mbyten ne tortura zyrave te UDB-se e qelive te burgjeve famekqija. Te tjereve u beheshin prita, atentate ose rrethoheshin e vriteshin duke luftuar.

Rruga per ndjekjen, arrestimin,, torturimin, denimin dhe mbytjen ose vrasjen e tyre hapej me politika, me platforma, qendrime e vendime te Lidhjes Komuniste te Jugosllavise, me te cilate kerkesat, perpjekjet dhe demonstratate e shqiptareve te shtypur e te roberuar shpalleshin dhe kualifikoheshin “armiqesore”, “kunderrevolucionare”, “irredentiste”, “separatiste” e “nacionaliste”! Keto politika, platforma, qendrime e vendime antishqiptare te Lidhjes Komuniste te Jugosllavise, qe e obligonin shtetin dhe organet e tij represive, miratoheshin dhe zbatoheshin nga kreret e Lidhjes Komuniste ne Prishtine dhe te krahines autonome te Kosoves pa asnje kundershtim dhe me nje zell te pashoq! Madje, jo rralle, nismat per keto kualifikime, platforma, qendrime e vendime antishqiptare buronin nga kreret kolaboracioniste krahinore ne Prishtine per t’u pelqyer sa me shume zoterinjve ne Beograd dhe per te deshmuar besnikrine e tyre prej qensh ndaj pushtueseve jugoserbe! Politikat, platformat, qendrimet dhe vendimet e ketyre krereve kolaboracioniste zbatoheshin nga aparati i shtypjes, dhunes dhe terrorit shtetror.

Te tille kolaboracioniste me damke, qe kerkesat politike e kombetare te popullit te tyre per liri e barazi, i shpallnin dhe kualifikonin “armiqesore”, “kunderrevolucionare”, “nacionaliste”…, sot “bashkejetojne” me monumentet e atyre qe i kishin ndjekur, torturuar, denuar, mbytur e vrare! Te tillet edhe sot ka “politikane”, “intelektuale” e “medie” qe vazhdojne t’i quajne “udheheqes te Kosoves” se atyre viteve te represionit e terrorit masiv!

Me monumentet e anetareve, veprimtareve dhe drejtuesve te mbytur e te vrare te Levizjes, qe “stolisin” sheshet, parqet, oborret e shkollave dhe te institucioneve, sot bashkejetojne edhe zbatuesit e politikave, platformave, qendrimeve dhe vendimeve te eproreve te tyre politike dhe ideologjike, “bashkejetojne” vrasesit ose mbytesit e Tyre! Persekutoret, arrestuesit, denuesit, torturuesit, mbytesit e vrasesit e ketyre heronjve e deshmoreve edhe mund te marrin pjese ne akademite dhe veprimtarite tjera perkujtimore per Ta! Ndoshta edhe vendosin lule te varrezat dhe prane monumenteve te tyre! Ndoshta, sepse Republika, per te cilen ata dhe bashkeveprimtaret e bashkeluftetaret e tyre te gjalle u perpoqen, edh pas dhjete vitesh nuk i hetoi dhe nuk i zbardhi rrethanate ne te cilate u mbyten dhe u vrane! Nuk u hetuan dhe nuk u zbardhen, sepse ne sistemin e drejtesise dhe ne pozitate kyqe te Republikes ligjin dhe politikat i bejne te njejtit! Midis tyre sigurisht edhe persekutoret, torturuesit dhe vrasesit e Tyre! Me ta u bene edhe disa prej atyre qe erdhen ne krye te partive dhe te institucioneve shteterore ne emer te perpjekjeve, luftes dhe gjakut te heronjve e deshmoreve te Levizjes! Sidoqofte, jam i sigurt se nuk ka gjak qe mund te humbet! Herdokur edhe gjaku i deshmoreve dhe heronjve te Levizjes do te gjendet. Bashkeveprimtaret dhe bashkeluftetaret e Tyre (nese nuk i daun vetem ne bronz!) nuk duhet te kursehen duke kerkuar hetimin dhe zbardhjen e torturimit, mbytjes dhe vrasjes se Tyre…

 

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Fronti Europian stacionin e radhës e ka pasur qytetin e Kërçovës, ku para një numri …