Xhevat Bislimi

Xhevat Bislimi: VETËDISKRIMINIM DHE VETËDEGRADIM SHEMBULLOR

Në fund te shek. XX (edhe ne fillim te shek. XXI) pozita e kombit shqiptar ishte me e forte dhe me e respektueshme se kurre me pare. Kombi shqiptar, me Luften Çlirimtate te LPK – UÇK-se, çliroi rreth 11 000 km katrore te tokes se tij te zaptuar. Lufta per çlirimin e Kosoves se  Shqiperise dhe te viseve te saj fitoi si asnjehere me pare simpatine dhe mbeshtetjen e botes demokratike perendimore…
Ambicjet dhe etja e semure per pushtet, pasuri e lavdi dhe mentaliteti prej fisesh e bajraktaresh e shtyn per shume vite Shpalljen e Pavaresise se Kosoves dhe shkeputjen e plote nga Serbia neofashiste edhe de jure! Me keto ambicie dhe me kete mentalitet feudalesh “politikanet” (te rinjte e te vjetrit) e ben Serbine ortake ne Kosove!!! Jane keta, pa i shfajsuar “politikanet” e Tiranes, qe edhe pavaresine, sovranitetin dhe territorin e çliruar me lumenj gjaku te Kosoves shqiptare e nxoren ne treg si plaçke per diskutim e per pazare me Serbine!!! Jane keta dhe jane “politikate” e tyre qe enklavizuan Kosoven shqiptare (95%), e multietnikizuan, krijuan dhjete komuna serbe(!), e ndane Mitrovicen ne dy komuna(!), e ndane Veriun e Kosoves nga teresia territoriale e Republikes(!), ia falen Malit te Zi 8 200 hektare toke shqiptare dhe se fundi hodhen tezen dhe moren persiper autorsine e “korrigjimit te kufirit me Serbine”!!! Nuk vonoi dhe doli autori i kesaj teze, Vuçiçi i Serbise, dhe e akuzoi Hashimin per “plagjiature”!!
Teza ose opcioni per “korrigjimin e kufirit” me Serbine e ka diskredituar poziten e kombit shqiptar dhe e ka thelluar perçarjen ndershqiptare edhe ashtu te madhe nga politikate e mbrapshta ne Prishtine e Tirane keto 20 vite (ne Tirane qe nga viti 1989)!
Kryetari i Republikes se Kosoves angazhohet per “korrigjim te kufirit” me Serbine, kurse Kryeministri i Republikes se Kosoves e kundershton kategorikisht kete “opcion” qe, sipas tij, shpie ne lufte… Te ndara per kete çeshtje jane edhe partite politike, inteligjencia dhe shoqeria shqiptare ne Kosove e jashte saj… Ne Tirane, Kryetari i Republikes se Shqiperise, eshte kunder “korrigjimit te kufirit” apo “shkembimit te territoreve” me Serbine. Pra eshte ne krah me Kryeministrin e Kosoves… Kurse Kryeministri Rama duket qe eshte per “korrigjim te kufirit” me Serbine ose te pakten nuk eshte distancuar qarte e prere nga ky opcion. “Ku ka ze s’eshte pa gj”! Per kete arsye dhe me siguri edhe per te tjera eshte ne krah te Kryetarit te Republikes se Kosoves… “Aleanca” sa te çuditshme po aq absurde: Hashimi me Edin, kurse Ramushi me Ilirin!… Dy me dy! Gare per bajrak! Gojekeqinjte thone se ka diçka me shume se bajraku!… Politiken dhe diplomacine per kombin dhe poziten e tij ne Iliri (Ballkan) e ne marredheniet nderkombetare e kane shnderruar ne politike dhe diplomaci interesash, nderskamcash e inatesh personale, familjare, fisnore e krahinore! Kur i shikon e degjon ne televizion, nga menyra se si flasin, si arsyetojne e artikulojne, te mbushet mendja se dy shtetet tona, kombi shqiptar dhe toka e tij jane prona ose feude te tyre te trasheguara nga eterit a gjysherit e tyre! Pa le kur shikon dhe degjon “opoziten” e Sali Berishes e te Monika Kryemadhit ne Tirane, por edhe opoziten ne Prishtine! Po t’i shtojme kesaj edhe ndikimin dhe angazhimin e Turqise erdoganiste permes religjionit, por per qellime teresisht neootomaniste-antishqiptare, gjendja paraqitet alarmante!…  Mbeshtetesit e Kryeministrit te Kosoves shkuan deri aty sa kercenuan publikisht se “Republikes se Shqiperise do t’ia vendosin taksen si Serbise”!! Antishqiptarizem i kulluar! Dikur nje kryetar partie “legale” nen roberi kerkonte qe “Kosova te jete e hapur njesoj ndaj Serbise e ndaj Shqiperise”! Sot, ka zera qe “Kosova te mbyllet ndaj vendit te saj siç eshte mbyllur (nese eshte mbyllur!?) ndaj pushtueses se saj te djeshme dhe pretendueses se sotme per ripushtim, Serbise”!  Çmenduri apo kercenim serioz per dezintegrim,  diskredidim dhe degradim te metejme te pozites se kombit tone?

Kjo sjellje dhe kjo menyre e te berit politike e diplomaci eshte vetediskriminuese, veterrenuese e vetedegraduese sa s’ka më! Ku po i shpie mushka keta dainj qe po shkaterrojne imazhin e kombit shqiptar, poziten   dhe te ardhmen e tij me nje karaxhozllek te papare?!

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …