Xhevdet Qeriqi: Autoritetet vendore duhet të japin sqarime lidhur me listat e paligjshme të veteranëve, të cilët kërkohen për arrest

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës të UÇK-së, në Fushë Kosovë, Xhevdet Qeriqi thotë se autoritetet vendore duhet të dalin me sqarime lidhur me këto lista. Tashmë e dimë se qeveritë e reja në Mal të Zi dhe në Maqedoni janë të afërta me Serbinë dhe është rrezik i depërtimit të secilit luftëtar në Serbi”, shprehet Qeriqi. Ai shton se listat e publikuara janë me emër dhe mbiemër të veteranëve, për çka konsideron se paraqet rrezik. Avokati Ardian Bajraktari thotë se përfshirja e veteranëve në listën e Interpolit, nuk po ndodh për herë të parë. Për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bajraktari konsideron se është sfidë, teksa shton se po vazhdojnë të paguajnë çmimin e lirisë.

Kontrolloni gjithashtu

ZPS përfundon paraqitjen e provave në rastin ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përmbyllur paraqitjen e provave në çështjen gjyqësore për pengim …