Brickos

Xho Bajden

Xho Bajden, ka siguruar numrin e mjaftueshëm për t’u nominuar kandidat i Partisë Demokratike për kryetar të ardhshëm të Amerikës

Ish-nënpresidenti amerikan, Xho Bajden, e ka siguruar numrin e mjaftueshëm të delegatëve për t’u nominuar zyrtarisht si kandidat i Partisë Demokratike për president të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara. Një kandidati i nevojiten së paku 1,991 delegatë për ta siguruar nominimin. Joe Biden e kapërceu këtë prag pas publikimit të rezultateve në orët e vona të së premtes për zgjedhjet në shtatë shtete dhe në Distriktin e Kolumbisë. Kjo arritje ishte më tepër formalitet, sepse ai praktikisht ishte bërë i nominuar i partisë për zgjedhjet presidenciale që në muajin prill, kur rivali i tij kryesor, senatori Bernie Sanders, u tërhoq nga gara. “Ishte nder që së bashku të garojmë në njërin ndër grupet më të talentuara të kandidatëve që Partia Demokratike i ka vendosur ndonjëherë dhe e them me krenari që do të futemi në këto zgjedhje si parti e bashkuar”, tha ai. Bajden njihet si mik  dhe përkrahës i shqiptarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …