Hysni Gucati

Xhonathan Rees, në Hagë: Zyra e Prokurorit nuk çau kokën që t’i merrte materialet, nuk tregoi asnjë interes për t’i marrë ato

Në gjykimin kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt,  në Gjykatën  Speciale, sot ka filluar paraqitja e çështjes së mbrojtjes para trupit gjykues. Në adresimin e tij, avokati i Hysni Gucatit, Xhonathan Ris, ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka treguar asnjë interes që dokumente të Gjykatës Speciale, të cilat u bënë publike në disa media në Kosovë, që të hiqeshin. Ai ka thënë se pavarësisht se u bënë publike dhe pati versione të paredaktuara, Zyra  nuk u mundua që t’i hiqte. “E vërteta është se Zyra e Prokurorit nuk çau kokën që t’i merrte, nuk tregoi asnjë interes për t’i marrë ato dokumente, pavarësisht nga artikulli i botuar në media. Duke e bërë ekzistencën e dokumenteve të qarta për t’i parë të gjithë, Berisha dhe bashkëpunëtorë botuan kopje të dokumenteve në internet ku janë edhe sot, ndryshe nga çka ka bërë Hysni Gucati.  Zyra  nuk i kërkoi asnjëherë Infokusit  që t’i hiqte ata artikuj dhe nuk kanë treguar asnjë lloj interesi që të hiqen,  ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat mes fshatrave Koshare, Slivovë, u zhvillua Beteja mes forcave turke dhe atyre shqiptare

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat e fushat  mes fshatrave Koshare, Slivovë, një …