Ylber Hysa: Vuçiç po përfiton nga situata aktuale dhe ka fituar një epërsi falë edhe politikës së krerëve të Kosovës

Ish-diplomati, Ylber Hysa ka komentuar pritjet për rezultatin e takimit të radhës në dialogun, që mbahet sot, në Bruksel. Ai u shpreh skeptik për ndonjë zhvillim substancial, duke argumentuar se të dy liderët, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç, duket se janë të pajtuar me status quon deri në ndryshimin e rrethanave, posaçërisht për shkak të pritjes së zgjedhjeve në Amerikë. Ai theksoi se Vuçiç po përfiton nga situata aktuale dhe ka fituar një epërsi falë edhe politikës kosovare. Hysa gjithashtu kritikoi politikat kosovare, duke i cilësuar ato si një “autogol” që ka çuar në një pozicion të dobët të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ai paralajmëroi se vendet e BE-së që nuk e njohin Kosovën kanë përdorur ngecjen e dialogut si alibi për të mos ecur përpara me njohjen. Ylber Hysa theksoi se këto janë një rezultat i politikave të qeverisë kosovare dhe se reputacioni i keq dhe mungesa e kredibilitetit kanë çuar në kërkesa për masa garantuese para heqjes së sanksioneve.

Kontrolloni gjithashtu

Udhëheqësit e BE-së i konfirmojnë sot konkluzionet e arritura nga ministrat e Jashtëm lidhur me procesin e zgjerimit

Komisioni Evropian po shqyrton reformat e Kosovës, mbetet i paqartë disbursimi i fondeve nga Plani i Rritjes

Komisioni Evropian ka konfirmuar se është duke vlerësuar raportin e Kosovës për zbatimin e reformave …