Ismail Kadare

YLLI MEÇE: NJË POEMË PËR….. KADARENË

NJË POEMË PËR….. KADARENË
——
Ku t’i kërkoj unë rrënjët e tua të lashta Kadare?!!…
Ku nuk brodha për të të kërkuar ty anembanë?
Prej Gjirokastrës së gurtë u rrugëtova drejt Rusisë,
Por më kot, ti pate ardhur këtu, drejt e në Tiranë .
—–
Kam rendur me vrap drejt teje për një intervistë…
(Të më besosh e ta them” për fjalë të nderit”)!
Por kur shkoja afër te ” Lidhja e Shkrimtarëve”
Më thoshnin se ka “IK” Molua… në shtëpinë e Enverit.
——
Për ty kam prit gjatë, sa gjatë nën shi e pa cadër
Mbështjellë fort me një” fësh-fëshe” të vjetër
-Nuk ka kohë,-më thoshnin,-bën mirë të largohesh,
se Kadareja i ngujuar po shkruan kryevepër!
——-
-Prisni ,or shokë ,- se dhe unë , ndaj dua ta takoj !!
Ai i paska ka vënë në mendime të thella, gjith malet !
C’varrosi prej tokës mëmë kafka e kockat e armiqve,
Pastaj ua dha në dorë si hajmali,disa gjeneralëve !
——
Kur shkroi për “Dimrin e madh ” ai vetë u lartësua
Mandej nga fundi i tij ja futi me një “Grand koncert”.
Shqipëri nëna ime,pse ma mba fshehtë e s’ma thua?!!…
Se bota paska më “te madhin shkrimtar e poet ?!”
——
Perëndimin befas ,çuditërisht e la me gisht në gojë
Carëve të Kremlinit i’u sul egërsisht si Buonaparti,
Teksa për Enverin shkruajti me më të kuqen bojë.
Kush mund ta kuptonte Kadarenë se ç’qëllim pati ?!
—–
-Kadare! Ti shkrove për shekullin tonë dhe bëre mirë
Ndërsa unë të kam lexuar me ëndje vetëm në vite,
Në Kuvend ,nga TV të kam parë më shumë se kushdo,
Kur prej karriges hidheshe e për Enverin brohoritje !
——
Nuk di nëse ke qënë anëtar i”Qëndrorit” ,a në Parti,
Propozuar apo zgjedhur deputet nga bota letrare,
Vecse di ,që kur për buzëqeshjen mbi botë hidhje ti
Unë hidhja hapat e mi të ngatërruar mbi trotuare !
——-
Vdiq Enveri të pashë dhe ty që, si ne e qave aq shumë
Vec unë nuk e pata mundësinë si ti për t’i bërë homazhe.
Çuditërisht më tepër se kushdo ti sëbashku me Helenën
Çkulët flokë, qatë me kujë e me thonj çorrët gjak dhe faqe!!
—–
-“Molo”! Nuk di në gaboj , do të kërkoj dhe ndjesë
Mbase unë dhe aq shumë nuk jam mirëinformuar
Vecse..or Kadare!- Nuk do ta besoja deri sa të vdes
Se regjimi ty…. keq të paska ndjek e persekutuar… !!!
—–
Po ec e mbylli gojët e liga që pëshpëritin tek- tuk
Ato çmendin dhe të vdekurit i ngrejnë nga varri
Kalin e Trojes , Kadareja ,-thonë ,-në Shqipëri ka fut,
Teksa Helena e kodifikoi me nofkën ” Gjenerali”
——
Por ka një paradoks që s’shkon ,i nderuari Kadare!
Kur me veprat që shkrove për Partinë dhe Enverin
Aq shumë i ngrite në qiell lart , e sa lart e përmbi re…
T’i mallkosh mbas rënies, ua ngre më shumë nderin !
—–
Ti më tepër se kushdo, në art shkrove për trimërinë.
Në shekuj te ne e përcolle vazhdimisht, pa kufi e cak
Vecse me gisht në gojë me le dhe vërtetë bëra habinë.
Nga të gjithë shqiptarët vetëm ti u tregove më frikacak!
—–
Por paska ca gjëra që toka dhe në i varros ,dot s’i nxë.
Packa se shqipen ti e cove aq lart në fluturim, krenare
Kur prej gjithë sërës dhe llojit tënd ,Atdheu u shpërbë.
Përse atëhere bijtë e saj i quajte : jashtëqitje kombëtare”?!!
——
Me mburrjen më të madhe, vetëdeklarohesh “disident”
Atëhere për të tjeret, ç’dreqin më ngelet që të shkruaj?!…
Kur pë rFrontin Popullor u zgjodhe si zëvëndëspresident
Ec e merre vesh, për Atdheun tim, ishe ti, apo unë i huaj ?
——-
Tashmë ,unë të kuptoj ty Ismail, sikurse gjithë “Kadaretë”
Prej Parisi ke kohë që merresh me Evropën e pudrosur
Natyrisht si hileqar i flet derës të të dëgjojnë penxheretë
Për ta marrë një ” Nobel” servilizmi të bëri të xhindosur.
—— “
Ty s’të bën përshtypje se e njeh aq mirë “Kurvën plakë”
Sikurse dhe ajo me sy ua u bën kurvarëve në cdo skaj.
Seksualisht mbi një kafeneje të Parisit ku për të shkruan.
Ajo pa fre shuan epshet e me letra fshin” menderin” e saj !
—–
Më kot të paskam pritur këto vite Kadare ,për intervistë
Madje Evropa të paska bërë dhe krushk të hypur né një kalë
Mos i zbrit , qëndro aty i ngrirë , ashtu orgjinal e i pistë !
Shpirtin tënd të qelbur vërtetë s’paska lum e det ta lajë !
—-
A e di ti Kadare se “Oficer të legjionit” vetëm dy ka pat vatani?
I dyti u dekorove ti , e një shekull më parë- Esat Pashë Toptani
Tash në djall intervista me ty..se shpirti m’u vra e keq u ndrydh
Vlen mè shumë një armik trim përballë…se sa ti Kadare pa bythë !

Kontrolloni gjithashtu

Mursel Sopi: 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve

Maji ju bashkoi Nga ana e anes Si zjarre si yje Ne gjirin e nenes …