Ylli Mece

Ylli Meçe: SPAK-u ËSHTË I PA AFTË PËR TË VENDOSUR PËRPARA DREJTËSISË KAPOBANDAT E TRE DEKADAVE

Po përse dhe a është e vërtetë se jo vetëm SPAK-u por dhe çdo organizëm tjetër me emrat më bombastikë, pse jo dhe të frikshëm, nuk mundet dot që të kryejnë misionin e vet për të cilën edhe është ngritur? Mos vallë ky problem lidhet me pa-aftësitë personale të drejtuesve apo ka faktorë objektivë e subjektivë që në fakt me “duar të lidhura” janë pikërisht këto organe? Kur shprehem me duar të lidhura e kam fjalën se prangat e vërteta në duar aktualisht i ka sistemi i drejtësisë i cili vepron me shpejtësinë e një kërmilli, bile të një kërmilli, që sapo shikon dhe një mizë që i fluturon pranë e fut kokën brenda guaskës së vet, në pritje të qetësisë, të cilën sapo ja patën prishur. Cila të jetë arsyeja e vërtetë teksa gjithë ogat e zeza që më shumë ngjajnë me priftërinjtë predikues e që kanë vendosur dorën mbi kushtetutë ndruhen … apo kanë frikë ?! Përpara se të jepet përgjigje këtyre pyetjeve duhet menduar mirë se përse ndodh ky fenomen, ku qëndron arsyeja që peshqit e mëdhenj, të cilët duhet të ishin brenda rrjetës e kanë çarë atë dhe për çudinë më të madhe brenda saj na paskan ngelë cironkat?!..E gjithë kjo maskaradë e sistemit të drejtësisë e ka burimin te vet natyra sistemi kapitalist i instaluar në Shqipëri.Dikush mundet dhe të më thotë, se vërtetë jemi në kapitalizëm, por ama jemi dhe në demokraci.E çfarë demokracie është kjo? Vet fjala”demokraci” në etimologjinë e saj do të thotë se vendos populli.

ë jetë kështu e vërteta?

Aspak jo !

 Kjo nuk është e vërtetë.

Populli ynë, jo që nuk vendos por atë e gjithë oligarkia e tre dekadave e majtë dhe e djathtë, tashmë po e nëpërkëmbin duke e tallur duke i hedhur hi syve, me parulla përbetime të tilla të cilat në periudha të caktuara, luajnë rolin e morfinës për të lehtësuar dhe qetësuar plagët, plagë këto që i mbart sistemi. Po a mundet të qetësohet shoqëria kur është e sëmurë dhe gjithë plagë ? Kapitalizmi është sistemi i tillë shoqëror i cili rrënjët e lindjes së tij i ka te krimi. S’mund të bëhesh dot kapitalist nëse nuk vjedh, nuk mashtron, nëse nuk je imoral, nëse nuk korrupton e korruptohesh, nëse nuk vret gradualisht nënat motrat vëllezërit fëmijët madje dhe vet të rënët për liri. Arkitekti i kësaj tragjedie të madhe ka qenë vet PPSH-ja e degjeneruar e R.Alisë, i cili në bashkëpunim me gjithë reaksionin e jashtëm dhe me kushtet që kishte përgatitur e çoi vendin tonë drejt katastrofës së madhe, katastrofë kjo kaq tragjike për ne, saqë dhe sot e kësaj dite madje dhe sa të ekzistojë kapitalizmi, kurrë nuk ka për tu rikuperuar ndonjë herë. Dikush mund të thotë mos vallë harrove Saliun? Jo, Saliun nuk e kam harruar, sepse dhe sikur ta harroja unë, atë nuk ka për ta harruar kurrë historia, madje në memorien e shqiptarëve, ai është stampuar si njeriu i cili për pushtetin e tij personal i vuri flakën Shqipërisë dhe është i gatshëm kurdoherë, që me metodat fashiste të deklarojë botërisht se është një nazist klasi, me klas të tillë që dhe vet Hitleri do habitej. Ai ka qenë dhe ngelet promotori kryesor i përgatitjes se” serave kultivuese” të të gjithë llojeve të krimit në Shqipëri që nga ai shtetëror e deri te krimi i rëndomtë i rrugëve. Ai përgatiti kushtet dhe shkatërroi të gjitha pasuritë kombëtare duke u venë në krye të lukunisë së ujqërve grabitës dhe mbasi mbaroi me këto mendoi se si tu vidhte shqiptarëve dhe ato pak para të kursyera me mundin djersën dhe gjakun e tyre dhe përsëri sikur të mos mjaftonte kjo, na futi në një luftë vëllavrasëse me njeri tjetrin. Te ky njeri nga ku tashmë mbi shpatullat e tij të vjetruara, si kali gërmuq Rosinant, i Don Kishotit, rëndojnë një mal me krime. Problemi tashmë, nuk është thjeshtë te individi Berishë por te “fenomeni Berishë” që duhet të nënkuptohet kriminalizimi i shoqërisë nga qendra deri ne bazë. A mund të vidhnin vasalët e tij nëse nuk do të vidhte Berisha apo familja e tij? Mos vallë Berisha kërkon që tja quajnë provë ti tregojnë ndonjë video se si fut duart ai në kasafortën e shtetit? Kjo s’mund të ndodhë kurrë, apo mos vallë për këtë, ai kërkon provat?


Po pse të pakta janë aferat e djalit vajzës dhe dhëndrit të tij? Po pse kot do ngrihej populli më 21 janar?! Pse nuk e dinte Saliu se Iliri vidhte aq shumë, saqë i kërkonte paratë dhe para kamerave te Priftit? Po a do guxonte Lil nën/ kryeministri te vidhte nëse nuk kishte par
ë eprorin e tij se si vidhej nafta dhe si tregtohej ajo për interesa te Serbisë Gërdeci ? I mbërthyer mbas karriges qeveritare apo presidenciale, Saliu i etur për pushtet e përdorte atë dhe si mburojë për vasalët e tij. Nuk janë të rastësishme veprimet e tij kriminale, sepse ato përherë kanë shkuar në sinkronizim të plotë me gjithë atë lukuni të ujqërve të tjerë më të rinj dhe hienave të tjera të gjithë spektrit politik. Pikërisht se te pushteti ai ka parë vetëm interesin e tij dhe te familjes së tij mbretërore, ndaj dhe për këtë ai do të jepte urdhrin te hapej zjarr mbi protestuesit. Jam tejet i sigurt se urdhrin e ka dhenë vet Saliu sepse nga natyra e tij individuale ai është i aftë për çdo lloj krimi sikurse kam bindjen se Luli e shumta mund te ishte postieri i urdhrit, më shumë se kaq Luli s’mund të bënte ngaqë pantallonat në ato momente i ka pat të lagura. Dhe në moment ky surrat krimineli i cili gjakosi tërë Shqipërinë do na dilte në TV dhe të mbante leksione për “kriminelet” branda radhëve te demostruesve, që na qënkëshin pajisur me pushkë çadër, me stilolaps pistolete, e lloj – lloj marrëzish. 

Për çudinë e të gjithëve disa mjekë nga ekspertiza deklaruan se ishin vrasje me puthitje dhe po aq habitshëm disa maskarenj të gardës qe i patën lyer duart me gjak bënë dhe ndërrimin e pjesëve të armës, sikurse po aq habitshëm u fshinë apo u zhduk dhe “serveri” i Kryeministrisë. Po a mund të ndodhnin këto pa dijeninë e kryekriminelit? Pra, me këto veprime zinxhir e të sinkronizuara e nuk lihet te kuptohet se strukturat shtetërore kanë qenë e janë të kriminalizuara? Shkarkimi i k?prokurores I.Ramës apo “Silva Konitit shqiptare” nga ana e Berishës ishte sa domethënse që tregonte frikën e tij, por po dhe aq e egër për ti treguar gjithë piramidës tjetër vasale, se kush guxon te ngrejë dorën kundër tij e pret fati i saj, për të mos folur këtu për akuzat që i janë bërë kësaj mostre në dëm të rivalit tjetër, A . Hajdari i cili ishte po aq i egër mos dhe më shumë se ai, për të mos folur këtu për vrasjen misterioze te K. Trebickëqë lidhej direkt me aferat e Mediut dhe te birit të Berishës, Zen sarahoshit. Përfshirja e disa ministrave, zv/ministrave , Drejtore drejtorish , k/bashkiake. K/ policë, gjyqtare e k. Gjyqtare, afariste e super afaristë të majtë e të djathtë të lidhur me krimin dhe korrupsionin flasin se krimi shtetëror ka marrë masa të frikshme. Bosët e mëdhenj rrinë në pritje se sa miliarda apo miliona Eu do marrë borxh Shqipëria “ për ta zbukuruar e bërë atë më të mirë se vet Evropa” vetëm e vetëm që të përfitojnë shuma të majme e marramendëse të cilat këto i ndajnë paraprakisht, nëpërmjet bisedave në lokalet me “ pesë yje” brenda dhe jashtë vendit dhe në të pastajmen organizohen tendera sa për procedurë formale dhe konsum publik. Nëse dikush del pengesë e pret “ plumbi i artë” i vrasësve anonime e me pagesë të cilët të zhdukin pa nam e pa nishan. Në të tilla kushte kur e gjithë shoqëria është përfshirë në një amulli krimi të organizuar nuk kemi dhe pse të çuditemi se përse Berisha u zgjodh përsëri kryetar partie dhe nuk kemi pse të habitemi se përse SPAK dhe i gjithë sistemi i drejtësisë është me duar të lidhura. Ata dhe sikur të arrestojnë Berishën dhe gjithë suitën e tij në të majte e ne te djathtë do lindin filiza te reja berishiane. I tillë është sistemi dhe për rrjedhoje dhe vet drejtësia e jonë, është pjellë e këtij sistemi. Spaku i ka duart e lidhura, sepse me fije te pa dukshmeështë i lidhur me shtetin që e drejton.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …