Ymeri: Pozita përjashtoi qindra mijëra qytetarë që votuan për këta deputetë… protestuesit u shpërndanë

 Kryetarët e partive opozitare u janë drejtuar mijëra qytetarëve që po protestonin para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës ku po mbahej seanca pa praninë e deputetëve të opozitës të cilët u nxjerrën dhunshëm nga aty. Kryetari i Vetëvendosjes deklaroi se duke përjashtuar deputetët e opozitës nga seanca e Kuvendit, pozita përjashtoi qindra mijëra qytetarë që votuan për këta deputetë. Kjo është Qeveria e Rashkës, theksoi ai më tutje. Ne sot pamundësuam Hashim Thaçin të bëhet kryetar dhe do ta pamundësojmë edhe në të ardhmen. Ne jemi të gatshëm të pamundësojmë një gjë të tillë edhe në të ardhmen ndërsa protesta e radhës do të mbahet ashtu sikur është paralajmëruar, më 27 shkurt, theksoi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri. Pas deklarimit të tij, masa protestuese është shpërndarë duke brohoritur “Hashimi n’burg”, “Opozita është e fortë”.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Kosova urgjentisht ka nevojë për institucione funksionale

Deputeti Fatmir Limaj ka bërë thirrje për veprim të menjëhershëm në drejtim të krijimit të …