Visar Ymeri

Ymeri shpreh përkrahje për kryetarin e Mitrovicës

Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka shprehur përkrahje për kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri, për të cilin ka thënë se po e mbron qytetin nga planet e Serbisë. Ai ka thënë se ndaj kryetarit të Mitrovicës kanë filluar sulme të orkestruara, si sulmi i fundit me armë zjarri në ndërtesën e komunës, si pasojë e faktit që Agim Bahtiri po kundërshton planet serbe për ndryshimin e kufijve kadastralë të Mitrovicës. “Si Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk duam të ndërhyjmë tek raporti midis qytetarëve të Mitrovicës dhe udhëheqjes komunale, por do t’i japim mbështetje të pa rezervë Kryetarit Bahtiri në kundërshtimin që po i bën planeve të Serbisë për ndryshimin e kufijve kadastralë të Komunës së Mitrovicës. Në këtë kauzë ai duhet ta ketë mbështetjen e të gjithëve”, ka thënë Ymeri.

Kontrolloni gjithashtu

Rinumërimi i 141 vendvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve pritet të përmbyllet gjatë ditës së sotme

Raporti paralajmëron ndërprerje të mundshme të energjisë gjatë zgjedhjeve, zyrtarët e VV-së i mohojnë shqetësimet

Paralajmërimet për ndërprerje të mundshme të furnizimit me energji elektrike gjatë ditës së zgjedhjeve nuk …