Yuri Kim:

Yuri Kim: Kryesimi i demokratëve nga një person i padëshiruar, do rezultonte me shkëputjen e marrëdhënieve të amerikanëve me PD-në

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim ka rishfaqur qëndrimin e saj në raport me ish kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndaj të cilit ka drejtuar kritika. Duke komentuar përpjekjet e tij për t’u imponuar sërish në krye të Partisë Demokratike të Shqipërisë, ajo ka paralajmëruar se drejtimi i demokratëve nga një person i padëshiruar përtej oqeanit, do rezultonte në shkëputjen e marrëdhënieve të amerikanëve me selinë blu. Ky paralajmërim i  ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim vije pak kohë pas përpjekjes së dhunshme të Sali Berishës për t’i marrë fjalën në Kuvend kreut të komanduar të PD, Enkelejd Alibeaj. Mediet në Shqipëri njoftojnë se edhe Departamenti Amerikan i Shtetit ka drejtuar kritika ndaj Sali Berishës. Në një reagim ndaj këtij të fundit, i cili kohë më parë ka bërë përgjegjëse ambasadoren Yuri Kim për problemet që po has ai me gjyqësorin, Departamenti Amerikan i Shtetit ka shkruar se sulmet e pajustifikuara ndaj Ambasadores të SHBA në Tiranë, përfaqësueses personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, nuk përfaqësojnë popullin shqiptar. Ata që përfshihen në korrupsion ose minojnë demokracinë duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi, thuhet në deklaratën e Departamenti Amerikan i Shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …