Zafir Berisha: Para se të shpërndahet Kuvendi duhet t'i miratojë 50 projektligje që kanë mbetur në sirtarët e këtij institucioni

Zafir Berisha: Opozita në Kosovë duhet të bëhet pjesë e betejës politike e diplomatike në raport me Serbinë

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, i ka bërë ftesë opozitës që të jenë pjesë e betejës politike e diplomatike në raport me Serbinë. Berisha ka shkruar se inatet dhe interesat e tyre nuk mund të ndalin këtë përballje me Serbinë. “Kosova mbi të gjithë! Opozita në Kosovë duhet të bëhet pjesë e betejës politike e diplomatike në raport me Serbin. Ata besoin se e din mirë se inatet dhe interesat e tyre meskine për llogari të politikës së tyre ditore (që munden me qene legjitime në rrethana tjera) nuk munden me ndaluar këtë përballje me Serbin edhe për faktin se tashmë dihet se me këtë problematik jan duke u marruar edhe faktori politik, ekonomik dhe ushtarak të cilët jan determinues të rendit të ri në botë. Një thënje popullore thotë “secili duhet me ja ditë hallin vetes”!!! Opozita, por edhe i gjithë spektri politik e jo politik në Kosovë duhet ta din, ne nuk jemi mesi i botës apo “Pika Arhimedit”, që me i dhënë vetes kaq shumë komoditet deri aty sa edhe miqët e vërtet të Kosovës me i ven në dilema se kush jemi ne dhe çka po dojmë…“, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …