Zaher Al-Baik: Cili është konflikti më i ri mes Armenisë dhe Azerbajxhanit?

Zaher Al-Baik: Cili është konflikti më i ri mes Armenisë dhe Azerbajxhanit?

Ditë më parë, pa asnjë paralajmërim paraprak, u zhvilluar përleshje të armatosura midis Azerbajxhanit dhe Armenisë në zonën kufitare Tovuz, të përkrahur me mbështetje logjistike turke dhe koordinim ushtarak me Baku, pas takimeve ushtarake të nivelit të lartë midis dy vendeve.

Shtrohet pyetja çfarë ka të bëjë Turqia me konfliktin midis dy vendeve; a e shikon Ankaraja këtë çështje kryesisht si një sulm ndaj vetvetes?

Ushtria armene mori kontrollin e një lartësie strategjike të rëndësishme në territorin e Azerbajxhanit në kufirin ndërkombëtar midis dy vendeve, gjë që çoi në vdekjen e 16 ushtarëve nga të dy palët. Kjo i dha Armenisë epërsi zjarri dhe aftësinë për të kontrolluar tubacionet e naftës dhe gazit që kalojnë nëpër rajonin për në Gjeorgji dhe Turqi. Që nga viti 1992, forcat armene kanë pushtuar rreth 20 përqind të territorit të Azerbajxhanit, përfshirë provincën e Karabag-Karabahut dhe zona të tjera në perëndim të vendit, përveç pjesëve të Agdam dhe Fuzuli.

Ankaraja nxitoi të dënojë këtë përshkallëzim të ri armen dhe i bëri thirrje Jervanit që të respektojë ligjin ndërkombëtar dhe të lërë territoret e okupuara, duke respektuar Rezolutat 822, 853, 874 dhe 884 të Këshillit të Sigurimit të KB, të cilat bëjnë thirrje që Armenia të pushojë pushtimin e territoreve të Azerbajxhanit. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se Ankaraja nuk do të hezitojë kurrë të kundërshtojë sulmet ndaj të drejtave dhe territoreve të Azerbajxhanit.

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë,  Ismail Demir, njoftoi  se forcat e  mbrojtjes, përfshirë dronët e armatosur, raketat, sistemet e luftës elektronike dhe të gjithë përvojën turke, janë në dispozicion të vëllezërve të Azerbajxhanit”.

Katër blloqe të mëdha poltike në Parlamentin turk – Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, Partia Republikane e Popullit, Partia e Lëvizjes Nacionaliste dhe Partia e Mirë – lëshuan një deklaratë të përbashkët duke dënuar “sulmin e fundit të Armenisë në territorin e Azerbajxhanit”.

Në këtë kontekst, Ibrahim Karaoglu, një shkrimtar turk beson se sulmet në provincën Azerbajxhanike të Tovuz afër tubacioneve të gazit drejt Gjeorgjisë dhe Turqisë dëshmojnë se çështja nuk është vetëm një konflikt midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, por që qeveria armene po vepron si nxitëse  një force të angazhuar nga Rusia, Franca dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për të dërguar një mesazh të fortë  Turqisë.

Ky do të jetë  konflikti më i rrezikshëm pasi situata ishte  ndez para katër vjetësh në frontet Azerbajxhan-Aarmene. Nëse Moska nuk përfshihet shpejt në përfundimin e këtij tensioni, atëherë ajo do të ekspozohet ndaj dyshimeve të Turqisë. “Në rastin e çështjes armene, shumë fuqi rajonale dhe perëndimore po bashkohen dhe drejtohen marrëveshjeve politike dhe të sigurisë me atë vend. Ajo që po ndodh sot është në të vërtetë një seri e atyre marrëveshjeve për të përshkallëzuar situatën me provokimet rajonale. Ekziston mundësia që të tre vendet, pra Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Franca, bashkohen falë dritës së gjelbër të Rusisë në mënyrë që të rritet presioni kundër Turqisë Ankarasë në Libi. (Al-Xhazira)

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …