Forumi,“Nevoja per de-politizim të çështjes së personave të zhdukur!" mbahet më 25 gusht, nga ora 9:30 në Hotel Amazona, Milloshevë

Zana Bytyçi, përfaqësuese e shoqatës, “Familja dhe Shpresa” kërkon të bisedojë me kryeministrin, Ramush Haradinaj

Unë Zana Bytyqi, përfaqësuese e shoqatës “Familja dhe Shpresa” si dhe familjarët e tjerë të 86 të vrarëve e të zhdukurve nga komuna e Klinës me 4 Prill 1999 në Masakrën e Kralanit, me këtë dërgesë po ju kërkojmë një takim me ju personalisht, në zyrën tuaj, thuhet fillimisht në letrën dërguar kryeministrit, Ramush Karadinaj.

Në këtë takim ne (numri ende i pa përcaktuar i delegacionit të shoqatës dhe familjarëve të tjerë) do t’ju dorëzojmë personalisht juve në duar krejt kërkesat me shkrim që kemi bërë që nga 13 Nëntori 2016 krejt institucioneve të Republikës së Kosovës, krejt partive politike, krejt parlamentarëve të legjislacionit të kaluar, për plotësimin e ligjit të mbrapshtë për gjykatën speciale selektiv për pretendimet ndaj pjesëtarëve të UÇK-së për krime të luftës, ligj dhe gjykatë kjo e cila e ka amnistuar Serbinë dhe kriminelët e saj nga krimet e bëra ndaj civilëve shqiptarëve të Kosovës.

Kërkesat tona vite më parë i janë bërë edhe partisë suaj (AAK), edhe juve personalisht si kryetar partie.

Ne kemi përsëri një kërkesë të këtillë ndaj jush, tash kur jeni në postin më të lartë në qeveri, dhe kur partia e juaj tash është pjesë përbërëse e shumicës parlamentare.

Situata e juaj dhe e partisë tuaj ka ndryshuar.

Tash nuk jeni në opozitë por jeni në pushtet.

Përderisa gjatë parlamentit të kaluar, mund të arsyetoheshit se nuk e kishit përkrahje të mjaftueshme nga partitë e tjera aty në parlament, tash ky arsyetim i juaj nuk qëndron.

Tash e keni shumicën parlamentare dhe po arrini që të mblidhni shumicë të thjeshtë votash për kaluar ligje të reja.

Tash jeni në pozitë për të grumbulluar mjaftueshëm shumicë votash edhe për të plotësuar ligjin e mbrapshtë të vitit 2015.

Shpresojmë shumë se nuk do ta refuzoni kërkesën tonë për takim aty në zyrën tuaj në Prishtinë.

Këto janë datat tona të favorshme për takim në Prishtinë : 5 Prill e tutje.

Jo me 4 prill, sepse ne do të jemi tek varrezat e më të dashurve tanë të vrarë me 4 Prill 1999 nga ushtria e policia e Serbisë; aty tek varret e atyre që u janë gjetur eshtrat nëpër Serbi e na janë kthyer ne.

Tek varret në Klinë, aty në të njëjtën kohë do të vajtojmë edhe për ata për të cilët ende nuk i kemi marrë eshtrat e tyre.

Zotëri Kryeministër i Republikës së Kosovës,

Ne nuk do të heqim dorë nga kërkesa e jonë e bërë që nga nëntori 2016 për të plotësuar këtë ligj i cili në natyrën e tij është më shumë se i mbrapshtë.

Me këtë ligj, aty në kuvendin e vendit tonë, u themelua pikërisht një gjykatë e mbrapshtë, e turpshme, e njëanshme.

Turp për të gjithë ata në Kosovë dhe kudo tjetër të përfshirë në këtë ligj e gjykatë e që flasin për drejtësi përditë para publikut.

Ligji në fjalë e fali Serbinë dhe kriminelët e saj nga krimet ndaj civilëve shqiptarë.

Gjykata në fjalë po e falë Serbinë dhe kriminelët e saj nga krimet e tmerrshme ndaj më të dashurve tanë dhe krejt viktimave të tjera civile në krejt Kosovën.

Zotëri Kryeministër,

Shpresojmë se ju, pikërisht ju, do të jeni ai i cili do të mobilizojë krejt krerët e partive në koalicionin tuaj qeveritar dhe ato në opozitë dhe deputetët e tyre, që urgjentisht të ndryshojnë mendje dhe të plotësojnë këtë ligj. Kurrë nuk është vonë.

Ka përplot raste nëpër botë. Shih gjenocidin ndaj popullit jevrej, i cili i ndihmuar nga institucionet e shtetit të Israelit, edhe pas 75 viteve që nga përfundimi i luftës vazhdon që të ndjekë nëpër gjykatat e botës kriminelët nazistë të regjimit monstruoz të Hitlerit.

Është ky një shembull që ne si popull duhet ndjekur.

E ky shembull thotë shumë thjeshtë: Kurrë nuk është vonë për të çuar drejtësinë deri në fund.

Ky shembull është ilustrim i mrekullueshëm, i jashtëzakonshëm për të gjithë ne në Kosovë, pra edhe për ju dhe krejt politikanët e tjerë të Kosovës, e diplomatët e huaj në Prishtinë, për t’u mobilizuar bashkë me ne, shoqatën ‘Familja dhe Shpresa’, e shoqatat e tjera të njëjta në Kosovë, për të plotësuar këtë ligj dhe respektuar fjalën që politikanët aty në Kosovë, e diplomatët perëndimor po na e thonë përditë: “Nuk  ka paqe pa drejtësi”.

Deri më sot, me këtë ligj dhe me këtë gjykatë të re në Hagë për Kosovën, kjo fjali e mrekullueshme është shkelur me të dy këmbët nga krejt politikanët e Kosovë, e po aq edhe nga krejt diplomatët perëndimor dhe krerët e tyre.

Është shkelur me të dy këmbët pikërisht nga politikanët e Kosovës dhe krejt perëndimorët në Prishtinë e qeveritë e vendeve të tyre, atë ditë kur u miratua ky ligj.

Me datën 3 Gusht 2015, në Kosovë bota perëndimore dhe institucionet e Kosovës e shqelmuan drejtësinë pa fije turpi, sepse e ndotën fjalinë “Nuk ka paqe pa drejtësi”.

Zotëri Kryeministër i Republikës së Kosovës,

Ne kemi edhe shumë çka tjetër për t’ju shkruar e thënë sy-me-sy, juve dhe krejt politikanëve të Kosovës dhe diplomatëve të vendeve aleate të Kosovës sonë të përbashkët.

A jeni i gatshëm për të na dëgjuar ?

Nëse po, atëherë na e caktoni datën dhe kohën e takimit sa më parë aty në zyrën tuaj në Prishtinë.

Ju ftojmë që menjëherë pas këtij takimi të dalim së bashku në konferencë për shtyp, e t’iu tregojmë mjeteve të informimit dhe përmes tyre edhe krejt qytetarëve të Kosovës se për çka tjetër biseduam me ju, e që nuk po e rendisim në këtë letër.

Në pritje të përgjigjes tuaj,

Zana Bytyçi

Përfaqësuese e shoqatës “Familja e Shpresa”, Klinë

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …