Samuel Zbogar

Zbogar: Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi ishte kusht i vënë nga BE-ja që prej vitit 2012

Samuel Zbogar, përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në Kosovë, i tha radios Evropa e Lirë se “paaftësia elitës politike në Kosovë për të arritur pajtueshmëri për interesin strategjik kombëtar dhe një marrëveshje për interesat strategjike kombëtare”, e pengon procesin e integrimeve evropiane. Sipas tij  interesat politike dhe njëkohësisht luftërat politike po i zëvendësojnë interesat kombëtare. Samuel Zbogar tha se dialogu dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë “kusht për hapat e mëtejmë të Prishtinës e Beogradit në marrëdhëniet me BE-në”. Zbogar, tha se përgjegjësia për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi bie mbi politikanët e Kosovës dhe shfaqi shpresën e tij se deri më 1 shtator “deputetët do të binden për ta votuar atë”. Zbogar theksoi se demarkacioni i kufirit me Malin e Zi ishte kusht i vënë nga BE-ja që prej vitit 2012 dhe se politikanët në Kosovë kanë qenë në dijeni të tij që prej atëherë.

Kontrolloni gjithashtu

Hysni Ngucati: Rreth 6 mijë protestues pritet të mblidhen në Strasburg në protestën e OVL-UÇK-së më 16 nëntor

Rreth gjashtë mijë protestues nga të gjitha trevat shqiptare pritet të marrin pjesë në protestën …