leoni

Peter Stano: Bashkimi Evropian ka vendosur një sërë masash ndaj Kosovës, ndërsa jemi duke e monitoruar Serbinë

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë veprimet e fundit të Kosovës kanë ngritur shqetësimet e Brukselit

Zëdhënësi i Bashkimi Evropian, Peter Stano, ka thënë veprimet e fundit të Kosovës kanë ngritur shqetësimet e Brukselit. A i ka thënë se gjatë javës së kaluar kemi parë të paktën dy shembuj të aksioneve që kanë ngritur shqetësimet e BE-së. Njëri ishte rregullorja e BQK-së dhe tjetri ishte operacioni i policisë ndaj disa entiteteve të kontrolluara nga Serbia në veriun e Kosovës. Këta hapa janë shqetësues sepse nuk i kotnribuojnë shtendosjes së situatës. Ata nuk janë të koordinuar, janë të njëanshëm dhe janë ndërmarr pa një nivel të nevojshëm të konsultimeve paraprake me qëllim që të parandalojnë ndikimin negativ që mund të kenë mbi njerëzit në terren. BE-ja ka reaguar ndaj dy veprimeve, kemi lëshuar deklaratë javën e kaluar nga përfaqësuesi i Latë dhe që është mbështetur nga Komisioni Evropian si shtesë të deklaratave të partnerëve ndërkombëtarë të BE-së. Dhe pastaj gjatë fundjavës kemi reaguar ndaj aksioneve të fundit të policisë në veri të Kosovës sërish së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë”, tha Stano.

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …