Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, kritikon akuzat reciproke në mes të Kosovës e Serbisë si të dëmshme për dialogun

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka kritikuar akuzat reciproke ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, duke i quajtur ato kundër produktive. Ai theksoi nevojën për përmbushjen e obligimeve dhe përparimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga BE-ja. Stano përkujtoi se pa progres në dialog, as Serbia e as Kosova nuk mund të avancojnë drejt anëtarësimit në BE. Ai theksoi se Kosova duhet të përmbushë urgjentisht obligimin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbia duhet të fillojë përmbushjen e detyrimeve të saj nga Marrëveshja e Ohrit e marsit 2023.

Kontrolloni gjithashtu

KDI dhe Avonet: Angazhimi i asistentëve pa Kuvend funksional, abuzim etik dhe keqmenaxhim i parasë publike

Organizatat e shoqërisë civile kanë reaguar ndaj angazhimit të asistentëve personalë nga ana e deputetëve, …