Frikë nga lufta e qeveritarëve aktualë, në Kosovë, apo frikë se do të bien nga pushteti

‘Gogoli i luftës’, me të cilin pushtetarë aktualë po luajnë nuk është sa ata e marrin seriozisht ndonjë  intervenim nga Serbia, pasi e dinë fare  mirë se forcat ushtarake të NATO-s, pikërisht për këtë po qëndrojnë në Kosove qe 25 vjet,   po krejt kjo po bëhet me qëllim për të qëndruar në pushtet sa më gjatë të jetë e mundur, duke përhapur panik në popull, në mënyrë që të zhvendoset vëmendja nga problemet e vërteta dhe degraduese që ia ka sjellë vendit kjo qeveri e papërgjegjshme, arrogante, e padijshme, të cilën nuk e meriton ky popull fatkeq.

Ditë më  parë në Prishtinë, kryeministri Kurti, është pyetur nga gazetarët për raportet e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një reagim të tij injorues, shpërfillës dhe me cinizëm, ai është përgjigjur. Këtu jemi në Klinikën e Urologjisë e kam përshtypje që nuk ka lidhje kjo  pyetje me Klinikën e Urologjisë. Prej këtu do të shkoj në Malishevë ku do të vizitoj një fermer jashtëzakonisht të suksesshëm. Kam përshtypjen se kjo pyetje se nuk ka lidhje as me të. Pasdite do ta kemi një mbledhje të Qeverisë mbase atje do të mund të jetë vendi për pyetje të tilla”, tha Kurti, i cili nuk flet as për vizitën e  kryetares, Vjosa Osmani, e cila qëndron në vizitë zyrtare Uashington, ku edhe mori pjesë në Samitin e NATO-s. Dihet se  Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien ka pritur në takim Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Cinizmi dhe arroganca e Kurtit kurdoherë që pyetet për marrëdhëniet dhe mos ftesën e tij për vizita nga autoritetet amerikane, ia terratisin mendimet dhe e vënë në siklet, andaj edhe vepron me krekosje, shpërfillje, në stilin e tij ‘amelika, amelika’, me mungesë elementare të respektit për shtetin, pa të cilin nuk do të ishim këtu ku jemi.  A ka naivet më të shëmtuar sesa ta qesëndisësh shtetin më të  fortë të botës por edhe shtetin më mik dhe më të dashur  të shqiptarëve përgjithësisht. Ky qëndrim përbuzës i Kurtit dhe i disa ministrave ndaj Amerikës po thellohet sidomos tani kur këta krerë zyrtarësh po përhapin panik se gjoja Kosova do të sulmohet nga Serbia dhe Rusia.

Kurti me klanin e tij e dinë fare mirë se Amerika dhe NATO-ja janë garantues të paqes dhe sigurisë në Kosovë por edhe në të  gjitha shtetet e rajoni dhe nuk merakosen  për kontrapunktet e kontroversat e Albinit, Glaukut e të tjerëve. Ata tani po e mbështesin kryetaren, Vjosa Osmani, opozitën dhe shoqërinë civile.

Çka i  solli Kosovës, Albin Kurti dhe qeveria e tij gjatë këtyre viteve, me qëndrimin tashmë të njohur, por tejet të dëmshëm.

Për herë të parë në historinë e saj Qeveria-Kurti i solli Kosovës sanksione nga Amerika dhe BE-ja.

I irritoi shumicën e partnerëve ndërkombëtarë, veçmas Amerikën me qëndrimet e tij të papërgjegjshme.

Përçau shqiptarët në Maqedoni dhe në Kosovën Lindore.

Shfaqi urrejtje kundër kreut të luftës, duke u zotuar se kurrë nuk do t ua përmend emrat, në ditët më të rëndësishme të historisë, ku ata kanë qenë,  janë  dhe do të jenë protagonistë historikë.

Kundërshtoi  dhe po kundërshton sistemin gjyqësor, meqë nuk po arrin ta uzurpojë.

Ra ndesh  me Gjykatën Kushtetuese dhe me Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Ka ndërhyrë  në kompetencat e Komunës së Kamenicës për reformën në arsim.

Ja edhe disa ndërhyrje dhe shkelje të ligjeve:

Ligji për zyrtarët publikë.

Ligji për paga.

Ligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg

Shkarkimi i 8 anëtarëve të bordit të RTK-së.

Shkarkimi i 5 anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Shkarkimi i anëtares së Bordit të OSHP-së.

Ligji për byronë shtetërore për verifikim dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Ligji për Këshillin e pavarur mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës.

Manovrat politike të Albin Kurtit, propaganda mujshare e një pjese të Vetëvendosjes, përpjekja për ta mbajtur edhe me tej elektoratin me premtimet, që tashmë janë zbërdhulur dhe me premtime të reja,  ekzibicionet politike me faktorë ndërkombëtarë, në dëm të interesit të Kosovës dhe shqiptarëve përgjithësisht, degradimi i imazhit të vendit dhe vënia e sanksioneve nga Amerika e BE-ja, përpjekja naive për të mbuluar çdo lakuriqësi të militantëve të vetë, sikur është rast i skandaleve të Mimoza  Kusarit, Donika Shvarcit, Martin Berishajt e shumë të tjerëve, ndarja e jashtëligjshme e tenderëve njëburimorë për pasurimin e klasës së militantëve të  vet, duke shkelur krejt hapur dhe pa pikë turpi ligjin, sulmet kundër sistemit të drejtësisë, shkeljen enorme të Kushtetutës,  injorimi dhe manovrat për ta degraduar opozitën nga brenda e nga jashtë, përçarja jo pa sukses e faktorit politik shqiptarë në Kosovën Lindore dhe në Maqedoninë e Veriut, e shumë veprime të tilla, janë “merita” që Albini i ka arritur me tërë makinerinë e tij të veprimit, politik e qeveritar.

Përpjekjet e Qeverisë-Kurti  për ta shtrirë sovranitetin dhe sundim e ligjit në katër komunat veriore të Kosovës me shumicë serbe, pa u koordinuar me faktorin ndërkombëtar, nuk janë veprime të qëndrueshme, dhe ai e di fare mirë këtë, por e bën me qëllim që në zgjedhjet e ardhshme ta përdor si argumentin kryesor për të fituar elektorat, pavarësisht se pikërisht këto veprime i shkojnë për shati në radhë të parë Serbisë, të cilën sidomos në këtë segment e mbështet dhe e arsyeton Bashkimi Evropian, Amerika, Franca, Gjermania, Italia, madje edhe Turqia, te e cila i ka varur shpresat, Albin Kurti.

Fakti se Serbia vetëm po ankohet dhe po e mban të nderë situatën me shtimin e pranisë ushtarake rreth kufirit të Kosovës, do të thotë se një ditë, kur të marrë dritë jeshile nga Rusia,  ajo do t iu thotë BE-së dhe Amerikës, nuk pres më, ose ndalojeni Kurtin ese e ndaloj unë. Për  të arsyetuar një intervenim të tillë, ajo mund të inskenojë kur të dojë trazira ne veri, pastaj Beogradi zyrtar,  nuk do të kërkojë asociacion as autonomi por bashkimin me Serbinë, pa e hapur fare mundësinë e shkëmbimi të territoreve, opsion  të cilin Kurti nuk e pranon vetëm për inat të ish kryetarit  të Kosovës, Hashim Thaçi, edhe sepse kjo ishte kauza kryesore në fushatën e tij, zgjedhore.

Me Albin Kurtin dhe ekzibicionet e tij politike do ta humbin edhe de iure Veriun por edhe tri komunat shqiptare të Kosovës Lindore.

Ahmet Qeriqi

  1. 7. 2024

Prishtinë

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …