Brickos

Besian Mustafa: Në programin e Qeverisë Kurti II ka vetëm premtime boshe pa caktim të masave dhe objektivave konkrete

Besian Mustafa thotë se se finalizimi i listës së kandidatëve të LDK-së për deputet është në proces e sipër

Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk e ka finalizuar listën me kandidatët që do të garojnë për postin e deputetit në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës. Zëdhënësi për media i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se finalizimi i listës është në proces e sipër. “Degët e LDK-së i kanë dërguar propozimet te kryetari e kryesia, tash mbetet që kryetrari dhe bartësi listës të finalizojnë listën e kandidatëve për deputetë”, u shpreh Mustafa. Ai foli edhe për çështjen e përfshirjes së AKR-së në këtë listë, duke thënë se ende nuk është finalizuar kjo çështje. “Në momentin që kjo do të ndodh, kandidatët e AKR-së për deputetë do të jenë të përfshirë në listën e LDK-së”, tha Mustafa. Ndryshe, të shtunën përfundon afati për aplikim të subjekteve politike për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje në KQZ. Kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare është vendosur të mbahen më 14 shkurt 2021.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …