Limak Kosovo
Fillimi / Lajmet / Zeka: Vonesat në disbursimin e mjeteve të premtuara nga ana e shtetit i lë kompanitë në gjendje të vështirë
Zeka: Bizneset do të futen në krizë dhe mijëra punëtorë do të mbesin pa punë si shkak i mos zbatimit të pakos emergjente

Zeka: Vonesat në disbursimin e mjeteve të premtuara nga ana e shtetit i lë kompanitë në gjendje të vështirë

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës (OEAK), Arian Zeka ka paralajmëruar se vonesat në disbursimin e mjeteve të premtuara nga ana e shtetit i lë kompanitë në gjendje të vështirë. Ai ka theksuar më tutje se qasja në financa ka qenë problematike në këtë vend, prandaj ne kemi insistuar në përkrahje të shpejtë për këto ndërmarrje. Pra ky është problemi kryesor, pamundësia e këtyre kompanive që të nisin, por në anën tjetër kemi një problem tjetër që lidhet me nivelin e reduktuar të të hyrave të punonjësve përgjatë këtyre muajve, e që ka të bëjë me konsumin e ulët. Disa prej ndërmarrjeve që kanë vazhduar punën, vazhdojnë të ballafaqohen me telashe sa i përket të të hyrave, rrjedhimisht për shkak të konsumit relativisht të ulët, ka thënë në mes tjerash kryetari i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës (OEAK), Arian Zeka.

Kontrolloni gjithashtu

PDK: Tolerimi i ushtrisë serbe nga KFOR-i dhe Qeveria e Kosovës është cenim i sovranitetit dhe sigurisë kombëtare

PDK: Tolerimi i ushtrisë serbe nga KFOR-i dhe Qeveria e Kosovës është cenim i sovranitetit dhe sigurisë

Partia Demokratike e Kosovës ka dënuar ashpër prezencën e ushtrisë serbe në territorin e Kosovës. ...