Armend Zemaj

Zemaj: Aktualisht ka shtretër të mjaftueshëm për të infektuarit në gjendje të rëndë

Duke folur për angazhimet dhe të arriturat e ministrisë që drejton, ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka thënë se fal angazhimit të vazhdueshëm për zgjerimi i kapaciteteve me shtretër që ka bërë Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, për momentin ka shtretër të mjaftueshëm për të infektuarit në gjendje të rëndë. Aktualisht kemi shtretër të mjaftueshëm ka dhe klinika rezervë të cilat po i mbajmë në rast të rritjes së numrit të rasteve spitalore por sigurisht me kujdes të shtuar që numri të ulet dhe të vihet nën kontroll edhe situata nëpër spitale dhe të mos kemi nevojë të shtretër shtesë. Ministri, Armend Zemaj ka deklaruar më tutje për “Ekonomia Online” se tani janë duke bërë përpjekje për sigurimin e vaksinës anti kovid sepse Qeveria ka obligim ligjor që të bëj sigurimin e saj për të gjithë qytetarët që kanë nevojë për marrjen e kësaj vaksine.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …