Adem Lushaj

Adem Lushaj: Sindikata e Arsimit në Deçan: “e hëna ditë pushimi”!

Thirrja e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, që dita e hënë (30 nëntor 2020) të jetë ditë pune, siç duket nuk do merret seriozisht nga mësimdhënësit, as në Komunën e Deçanit. Këtë e bën të ditur Burim Avdijaj, kryetar i Sindikatës së Arsimit, i cili ka thënë se mësimdhënësit do përfillin qëndrimin e Kryesisë së SBASHK-ut dhe “ditën e hënë do e bëjnë pushim”, ashtu siç është edhe në Kalendarin shkollor të hartuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Kosovës. Në komunikatën e lëshuar nga kjo Sindikatë, thuhet:

Të nderuar nxënës, mësimdhënës dhe prindër të Komunës së Deçanit!

Ashtu siç është bërë e ditur nga Kryesia e SBASHK-ut të Republikës së Kosovës, bazuar në Kalendarin shkollor 2020/2021, dita e hënë është ditë pushimi për nxënësit dhe mësimdhënësit, në shënim të Festës së Flamurit Kombëtar. Thirrja e Kryeministrit të Republikës Kosovës, Avdullah Hoti, që dita e hënë të jetë ditë pune, edhe për institucionet e arsimit në të gjitha nivelet, është thirrje e vonuar dhe në kundërshtim me planin kalendarik të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Në të njëjtën kohë, bëjmë me dije se kërkesa e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, për mbajtje të mësimit, mund të zëvendësohet ndonjë të shtunë, duke treguar se nuk jemi kundër mbajtjes së mësimit, ngase nuk kemi qenë asnjëherë. Qëndrimi i Sindikatës së Arsimit në Deçan, është në përfillje të qëndrimit të Kryesisë së SBASHK-ut dhe kryetarit të saj, Rrahman Jashari. Pra, dita e hënë, do jetë ditë pushimi, ashtu siç është edhe në planin kalendarik të Ministrisë së Arsimit.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Shahini: Mbyllen 400 biznese në Kosovë në tre muajt e parë të këtij viti

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, njoftoi  se në tre muajt e fundit …