Prof. Avdi Gjata

Avdi Gjata: Edhe ky 28 Nëntor Llapin e gjeti në luftë gladiatorësh për (Ç)-kapjen e shtetit?!

Tashmë të gjithë e dimë që Lëvizjet Kombëtare Shqiptare kanë lindur gjatë shekullit XIX e vazhdojnë edhe sot e kësaj dite pa arritur të realizojnë e bëjnë Bashkimin Kombëtar. Kështu e gjeti Llapin e qytetarët e saj në vilën e 27/28 Nëntorit të vitit 2020?!… Kësaj radhe e gjeti në luftën mes “ushtarëve trima” të VV e LDK-së, e që pas 500 vjet robërie Osmane, 100 vjet të vrasjeve Serbi ane, që shumë familje shqiptare u bënë qaush, beg ler, bajraktar, pastaj kmet, posllanik të qeverive të huaja etj, duke kontribuar në mënyrën e vet se “punon” për shtetin shqiptar për ti ruajtur, sundimet e shteteve pushtuese që mbijetuan mbi kurrizin e tokat e shqiptarëve. Kjo urrejtje e bashkëpunëtorëve shekullore, është edhe më i madh kundër çlirimtarëve të Kosovës, pasi bashkë me NATON ia sollën LIRINË Kosovës e shqiptarëve, se urrejtja e atdhetarëve, ushtarëve e çlirimtarëve që kishin kundër tyre, edhe përkundër asaj pse i kishin vrarë, ndjekur e burgosur në çdo pjesë të Shqipërisë. Mirëpo, kështu nuk ndodhi me Nëntorin e vitit 2020 në Llapin heroik për Lëvizjet e luftën kundër pushtuesve tradicional serbo- osman. Në vend që më 27 Nëntor 2020 në Llap të festohet dita e Kuvendit të Organizimit të Demonstratave të 1968-tës, apo të protestohet, kundër burgosjeve e arrestimit të udhëheqësve të UÇK-së e Çlirimit të Kosovës, dje në sheshine Podujevës, manifestohej me grusht, stupca e sharje në mes të simpatizantëve të VV e LDK-së për Shpëtim Bulliqin e Nexhmi Rudarin që kurrë në jetën e tyre si dhanë gjë atdheut e Kosovës, përveç çka i morën e që nuk bënë asgjë tjetër, veç angazhimit e mundimit për kapjen e shtetit e pushtetit dhe prefektit të Komunës.

Edhe pse nuk është për çudi, megjithatë, është shqetësuese kjo që po ndodhë mes subjekteve politike që veten e quajnë “institucion listë” Në anën tjetër, pareshtur i akuzojnë, atdhetarët, çlirimtarët e prijësit e luftës për vrasje, krime e kundër shqiptarëve, sikur të gjitha këto prapështi të mos bëheshin nga UDB-a Serbe, që me gëzim presin dënimet e tyre për ta kapur më lehtë pushtetin.

Normalisht, që edhe kjo do kalon dhe do qetësohet ky uragan i projektuar në qendrat antishqiptare në Ballkan , Evropë e Moskë. Për tu larguat kjo mjegull, po edhe këta lugetër që kanë ngritur kokën pas luftës nga hapësirat tona politike që nesër sigurisht edhe pasardhësit e tyre do të kuptojnë që: ” Liria ka Emër” e ky emër është pa asnjë dyshim UÇK-ja. Edhe pse i shqetësuar nga zhvillimi i ngjarjeve, pa hezitim ia Uroi 28 Nëntorin 2020, gjithë lloftarëve të Lirisë, Qytetarëve Shqiptar e veçanërisht atyre që gjenden në burg padrejtësisht e që mbahen pas arsye. Urime 28 Nëntori 2020 Shqipëri Natyrale.

Më 28 Nëntor 2020

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …