Armend Zemaj njofton se Danimarka do t'i dhurojë 250 mijë doza të vaksinës Astra Zencea për Kosovën

Zemaj: Situata aktuale në vend sa i përket Covid-19 është e menaxhueshme por përgatitemi për valën e dytë të pandemisë

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj thotë se situata aktuale në vend sa i përket Covid-19 është e menaxhueshme. Thotë se po përgatiten edhe për valën e dytë të pandemisë. “Jemi të përgatitur për një situatë e cila aktualisht është e menaxhueshme”, ka thënë Zemaj. “Ajo që po bëjmë është shpërndarja e vaksinave kundër gripit sezonal. Qysh në javën tjetër do të fillojë shpërndarja 160 mijë e 500 vaksinave… tash e kemi marrë mënyrën e shpërndarjes nga QKMF’ja në të gjitha komunat nën mbikëqyrjen e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik”, shpjegoi ministri. “Jemi në procedurë të shtimit edhe të 340 mijë tjera që nënkupton 500 mijë vaksina do të shpërndahen deri në fund të vitit. Pjesa tjetër është përgatitja për infrastrukturë dhe ngritjen e kapaciteteve humane”, ka deklaruar Zemaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …