Zëvendes-kryeministri Limaj është takuar me ambasadorin britanez O’Connell, diskutojnë për situatën politike në vend

Zëvendes-kryeministri Limaj është takuar me ambasadorin britanez O’Connell, diskutuan për situatën politike në vend

Zëvendes-kryeministri i vendit njëkohësisht, kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruari O’Connell.  Në këtë takim është diskutuar edhe për gjendjen e tanishme politike në vend. Limaj e njoftoi ambasadorin britanik për angazhimet e Nismës për Kosovën në kuadër të përgjegjësive në Qeverinë e Kosovës, thuhet në njoftimin e Nismës për Kosovën. Kryetari Limaj ka falënderuar ambasadorin O’Connell për përkrahjen e vazhdueshme që Britania e Madhe ka dhënë për Kosovën, duke kërkuar thellim të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …