leoni

Zëvendës-ministri, Rexhep Kadriu, mori pjesë në fillimin e punimeve të rrugës, Babush - Tërn – Luboc – Koshare – Slivovë

Zëvendës-ministri, Rexhep Kadriu, mori pjesë në fillimin e punimeve të rrugës, Babush – Tërn – Luboc – Koshare – Slivovë

Sot zëvendës-ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Rexhep Kadriu, mori pjesë në fillimin e punimeve në asfaltimin e rrugës Babush – Tërn – Luboc – Koshare – Slivovë, Ferizaj. Ai deklaroi se falë përkushtimit të ministrit Pal Lekaj dhe kreut të qeverisë Ramush Haradinaj, sot po fillojnë punimet për asfaltimin e kësaj rruge në mënyrë që banorëve të kësaj ane t’u mundësohet qasje më e lehtë në destinacionet e tyre. Ai shtoi se asfaltimi i kësaj rruge u jep fund pritjeve të banorëve të këtij lokaliteti, që janë shkaktuar si rezultat i procedurave të OSHP-së. Kryetari i Ferizajt Agim Aliu, duke e falënderuar ministrinë dhe angazhimin e deputetëve për realizimin e kësaj rruge me rëndësi për banorët, i falënderoi qytetarët që gravitojnë këtë rrugë për durimin dhe mirëkuptimin e treguar. Rruga Babush – Tërn – Luboc – Koshare – Slivovë, Ferizaj, është e gjatë 9.7 kilometra, ndërsa vlera e investimit është mbi 1.8 milion euro.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …