Zëvendësministri i arsimit Agim Berdynaj viztitoi Suharekën

Zëvendësministri i Arsimit Agim Berdynaj të martën ka takuar kryetarin e komunës së Suharekës, z.Sali Asllanaj. Me  këtë rast  Zëvendësministri Berdynaj u interesua për gjendjen e arsimit në komunë, për kushtet në  të cilat  do të  mësojnë nxënësit, për  hapësirat shkollore si dhe për kuadrin mësimor. Kryetari Asllanaj së bashku me nënkryetarin  Rexhep Kuçi dhe drejtorin e arsimit Sherif Berisha, e ka njoftuar  Zëvendësministrin me gjendjen në arsim. Asllanaj ka thënë se Komuna e Suharekës qëndron mirë sa i përket hapësirës shkollore, pasi janë  duke u ndërtuar dy objekte shkollore me bashkëfinancim. Problem paraqet vetëm objekti i shkollës në fshatin Leshan i cili është i vjetruar shumë. Kryetari Asllanaj, gjithashtu ka thënë se arsimi në Suharekë ka nevojë për mbështetje të MASHT-it, sidomos  në pajisjen me inventarë të dy shkollave që janë duke u ndërtuar me bashkëfinancim, për çka Zëvendësministri Berdynaj ka premtuar se do të angazhohet për të gjetur zgjidhje në këtë çështje.

Pas takimit me kryetarin Asllanaj, Berdynaj, vizitoi shkollën fillore në fshatin Nishor e cila është në ndërtim e sipër.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu po merr pjesë në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu po qëndron në Strasbourg të Francës me …