Shemsi Syla

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla ka reaguar kundër dezinformatave dhe shpifjeve në disa portale

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, ka njoftuar se në përgjigje të dezinformatave dhe shpifjeve të fundit që kanë qarkulluar në rrjete sociale nga disa individë, dëshiroj të sqaroj se pretendimet që synojnë të njollosin personalitetin tim, dhe përfshijnë figura të respektuara si Kryeministri z. Albin Kurti, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ministri z. Arben Vitia, deputeti z. Enver Dugolli dhe ish-ministri z. Armend Mehaj, janë tërësisht të pavërteta. Përdorimi i ish-shoferit, të cilit i është ndërprerë kontrata për sjellje të papërgjegjshme në punë, për të më dëmtuar personalisht, kalon çdo kufi etik dhe profesional. Për këtë arsye, kam vendosur të ngre padi për shpifje dhe kërcënim ndaj individëve që synojnë dezinformime, kërcënime e shpifje që cenojnë institucionet e shtetit, pa asnjë bazë faktike, thuhet në  reagimin e zëvendësministrit të Mbrojtjes, z.Shemsi Syla, lidhur me postimet dhe video-postimet në portalin “Nacionale”, të bëra dje, më datë 30.9.2024  dhe sot, më 1.1o.2024.

 

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Nevoja për riorientim të politikave ekonomike në Kosovë nga ato sociale në zhvillimore

Ekonomia e Kosovës karakterizohet nga një varësi e theksuar nga importi, një bazë e dobët …