Zgjedhën kryesuesit e dy komiteteve, atij për shëndetësi dhe planifikim e mbrojtje të mjedisit

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, sot është mbajtur mbledhja e parë e rregullt e dy Komiteteve, Komitetit për  Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Komitetit për planifikim, rregullim të hapësirave dhe mbrojtje të mjedisit, në komunën e Vitisë. Në këto dy mbledhje, në bazë të rendit të ditës, janë zgjedhur edhe dy kryesues të këtyre komiteteve. Kryesuese e komitetit për shëndetësi, është zgjedhur Valentina Mehmeti, ndërsa kryesues për planifikim dhe mbrojtje të mjedisit, u zgjodh Remzi Salihu.

May be an image of 4 people, people sitting and indoor

Kontrolloni gjithashtu

Në 27-vjetorin e rënies përkujtohen dëshmorët e kombit, Xhelal Hajda – Toni, Selajdin Mullabazi – Mici, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Imeri

Komuna e Rahovecit, nën përkujdesjen e kryetarit, z. Smajl Latifi ka organizuar aktivitete përkujtimore në …