Sali Berisha

Berisha i bën thirrje qeverisë amerikane dhe kryetarit Biden mos të ndërhyjnë në punë të brendshme të PD-së

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, deklaroi se do të ishte fatkeqësi nëse SHBA nuk do të kishte marrëdhënie normale me opozitën, nëse Berisha do të ishte kryetari i PD-së. Ky konstatim i ambasadores  Yuri Kim mjaftoi që të vinte reagimi nga personi non grata, Salih Berisha. Ai tha se po bëhet fushatë elektorale kundër Berishës në prag të garës së tij për kryetar të PD-së. I bëj thirrje qeverisë amerikane dhe kryetarit  Biden mos të lejoje përfaqësues të tij që të ndërhyjnë në punë të brendshme të PD-së dhe përpjekje të paimagjinueshme për të caktuar kryetarin e opozitës shqiptare, partisë konservatore shqiptare. Kaq kisha!” Deklaratat e herëpashershme në drejtim të Berishës nga diplomatja amerikane vijnë pas shpalljes së tij non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …