Zgjedhjet e 14 shkurtit janë të pestat që mbahen me radhë në Kosovë dhe do të kushtojnë 5 milionë e 578 mijë e 712 euro

Zgjedhjet vendore do të mbahen më 22 tetor 2017, ka bërë të ditur Presidenca

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka caktuar datën 22 tetor 2017 për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Në mbështetje të nenit 4 të Ligjit Nr.03/L–072 për Zgjedhjet Lokale, nenit 6 të Ligjit Nr.03/L–094 për Presidentin e Republikës së Kosovës, pas konsultimit me partitë politike, presidenti Thaçi ka marrë vendim që zgjedhjet për organet vetëqeverisëse lokale të mbahen më 22 tetor 2017. Ai ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale, në përputhje me vendimin e tij dhe legjislacionin në fuqi.

Kontrolloni gjithashtu

Sot dorëzohet aktakuza për krimet e forcave serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës pritet të bëjë sot një hap të rëndësishëm në rastin e …