Dështoi debati për vdekjen e Astrit Dehari, pasi në sallë ishin vetëm 45 deputetë

Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit që po ruheshin në Institutin e Mjekësisë Ligjore në QKUK, është manipulim me prova

Policia e Kosovës ka deklaruar se  zhdukja e mostrave të Astrit Deharit që po ruheshin në Institutin e Mjekësisë Ligjore në QKUK është manipulim me prova. Në raportin 24 orësh, tregohet se zhdukja e 12 epruvetave me gjak, një e urinës dhe një e lukthit, u raportua nga një zyrtare e institutit. Derisa hetimet nga Prokuroria Speciale vazhdojnë, numri i zyrtarëve të suspenduar mbetet katër. Ndërkohë, të premten erdhi dorëheqja e parë në IML. “Po, kam dhënë dorëheqje morale nga pozita e zv. Drejtorit të Institutit për Mjekësi Ligjore”, Naim Uka, mjek ligjor. Një akt të tillë, po kërkohet ta bëjë edhe e para e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Nëse ajo nuk e merr këtë vendim, Lidhja Demokratike konsideron se duhet të vijë shkarkimi i saj, për këtë rast të cilësuar si skandal. Dorëheqjen ose shkarkimin e Albulena Haxhiut nga posti i ministres e konsideron të parëndësishme Partia Socialdemokrate. Asdren Shala nga kjo parti, ngre pikëpyetje në lidhje me mostrat e zhdukura dhe qasjen e Lëvizjes Vetëvendosjes ndaj tyre në periudha të ndryshme kohore. Ish-aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari, në vitin 2016 u gjet i vdekur në burgun e Prizrenit, ku po mbahej në paraburgim nën dyshimin për sulm ndaj Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …