Sinani ING

Zotimi i Kryetarit Latifi për rritjen e përkrahjes për kulturë, rini dhe sport 30% më shumë mbështetje për OJQ-të.

Zotimi i Kryetarit Latifi për rritjen e përkrahjes për kulturë, rini dhe sport  30% më shumë mbështetje për OJQ-të. Organizatat e shoqërisë civile që veprojnë në komunën e Rahovecit do të përfitojnë më shumë mjete financiare nga buxheti i komunës së Rahovecit. I shoqëruar nga drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Afrim Dina, nënshkruan kontratat me OJQ-të përfituese të subvencioneve nga fusha e:

Kulturës, Rinisë, Sportit, Përfituese nga thirrja e DKRS-së janë 23 OJQ nga 28 sa kanë aplikuar. Vlera e përgjithshme e mbështetjes financiare për këtë vit është: 157.100€, përderisa në vitin 2022 ishte 121.750€. Nga viti në vit, përkrahja për kulturën, rininë dhe sportin do të rritet edhe më shumë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Po mbahen garat shkollore në futboll të vogël në Viti

Organizuar nga komuna e Vitisë, konkretisht drejtoria e arsimit në Viti,  janë duke u mbajtur …