leoni

Zv.kryeministri Behxhet Pacolli ka emëruar Bejtush Gashin për ministër të Punëve të Brendshme

Zv.kryeministri Pacolli emëroi Bejtush Gashin për ministër të Punëve të Brendshme

Pas dorëheqjes së Flamur Sefajt nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme, Aleanca Kosova e Re ka marr vendim për emërimin e ministrit të ri. Lideri i AKR-së, Behxhet Pacolli i cili është edhe zëvendës kryeministër i Kosovës, ka emëruar Bejtush Gashin për ministër të Punëve të Brendshme. “Bejtush Gashi do të jetë ministri i ardhshëm i MPB-së. Sot ia kam dorëzuar edhe vendimin kryeministrit Ramush Haradinaj, ka deklaruar zëvendës kryeministri, Behxhet Pacolli. E emëruari për pozitën e ministrit të Punëve të Brendshme Bejtush Gashin, është duke ushtruar detyrën e dekanit të Fakultetit për Siguri Publike në Vushtrri. Nga viti 2011 deri më 2014 ka qenë zëvendësministër të FSK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …