Zyberaj: Në ambientet e Kalasë së Tiranës është hapur ekspozita “Nga nëntorët vijmë në nëntorë shkojmë”

Drejtori i Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, Bedri Zyberaj ka njoftuar se në ambientet e Kalasë së Tiranës të hapim ekspozitën ,, Nga nëntorët vijmë në nëntorë shkojmë”. Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e Shqipërisë dhe Kalaja e Tiranës përsëri bashkë në aktivitet! Është kënaqësi dhe privilegj, që në një ditë madhështore për të gjithë shqiptarët anembanë trojeve shqiptare, siç është 28 Nëntori,  në ambientet e Kalasë së Tiranës të hapim ekspozitën ,, Nga nëntorët vijmë në nëntorë shkojmë”. Ekspozitën me një fjalë rasti e hapi nikoqirja e Kalasë së Tiranës znj. Klodiana Toptani. Gjithashtu, fjalë rasti me rastin e hapjes patën Kryeshefi i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës z. Bedri Zyberaj dhe znj. Elsa Saka nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë. I pranishëm në hapje të ekspozitës ishte edhe Ambasadori i Kosovës në Shqipëri z. Skënder Durmishi.  Znj Toptani si gjithmonë me surpriza duke na sjell grupin e valltarëve të fëmijëve ,,Shqiponjat”, të cilët na kënaqën me vallet e tyre si dhe e bënë më madhështor këtë eveniment. Nuk mungoi as torta me flamur, që ishte përgatitur enkas për këtë eveniment, ka shkruar ne postimin e tij Bedri Zyberaj drejtor i ASHAK.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një person i dyshuar për  veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Sekuestrohen dy armë dhe iniciohet rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor …