Nesër në vendin tonë vjen për vizitë presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor

Nesër në vendin tonë vjen për vizitë presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor. Ai do të pritet në takime nga autoritetet më të larta të vendit tonë, nga kryetarja, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti dhe nga komandanti I KFOR-it,  Ferenc Kajari Gjatë qëndrimit në Kosovë, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor do të vizitojë edhe kontingjentin e Ushtrisë Sllovene që vepron në operacionin e KFOR-it, kështu thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentit të Sllovenisë. “Qëllimi i takimeve dhe bisedimeve me përfaqësuesit më të lartë të Serbisë dhe Kosovës është shkëmbimi i vlerësimeve dhe qëndrimeve për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, situatën në Ballkanin Perëndimor, perspektivën evropiane të tij dhe përgatitjen e samitit të ardhshëm të Procesit Brdo-Brijuni” thuhet në njoftimin për medie.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja ka dënuar ashpër aktin e djegies së dy veturave zyrtare të Komunës së Zveçanit në vend-parkimin e objektit

PDK-ja ka dënuar ashpër aktin e djegies së dy veturave zyrtare të Komunës së Zveçanit në vend-parkimin e objektit

Partia Demokratike e Kosovës ka dënuar ashpër aktin e djegies së dy veturave zyrtare të …