Zymer U. Neziri: BETEJA E NOKSHIQIT DHE 140 VJET TË FAMËS SË SAJ

Zymer U. Neziri: BETEJA E NOKSHIQIT DHE 140 VJET TË FAMËS SË SAJ

(Akademi përkujtimore kushtuar 140-vjetorit të Betejës së Nokshiqit dhe luftës për mbrojtjen e Plavës dhe të Gucisë nga pushtimi i Malit të Zi, e mbajtur në Pejë, më 18 janar 2020)

Kjo akademi përkujtimore iu kushtua 140-vjetorit të Betejës së Nokshiqit, më 4 dhjetor 1879, dhe Luftës së Janarit 1880 të ushtrisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për mbrojtjen e Plavës e të Gucisë kundër ushtrisë së Malit të Zi. U organizua nga Klubi i Intelektualëve të Rugovës dhe nga universiteti ’’Haxhi Zeka’’. U mbajt në Pejë, më 18 janar 2020, në lokalet e universitetit ’’Haxhi Zeka’’. Salla ishte e mbushur përplot. Pati edhe mysafirë nga Ulqini, Shkodra, Tetova, Shkupi, Prishtina, Prizreni, Gjakova, Bajram Curri, Rozhaja, Plava, Gucia.

Këtë tubim të madh përkujtimor e hapi drejtuesi i saj, prof. dr. Jeton Kelmendi. Himnin e Flamurit e intonoi Kori i universitetit ’’Haxhi Zeka’’. Pastaj, dëshmorët dhe heronjtë e mbrojtjes së Plavës e të Gucisë u nderuan nga të pranishmit me një minutë heshtje.

Fjalët e mirëseardhjes i thanë prof. asoc. dr. Afrim Selimaj, prorektor, dhe prof. dr. Riza Smaka, kryetar i Klubit, kurse fjalë përshëndetëse patën: Jahja Lluka, në emër të Ramush Haradinajt, kryeministër në detyrë, akad. korr. prof. dr. Frashër Demaj, Akademia SHAK, Prishtinë, prof. dr. Skënder Asani, Instituti TKSH, Shkup, si dhe prof. as. dr. Elindë Ramadani, Universiteti i Shkodrës.

Në vijim, prof. dr. Zymer U. Neziri mbajti referatin ’’Betejës së Nokshiqit, më 4 dhjetor 1879, dhe Lufta e Janarit 1880 e ushtrisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për mbrojtjen e Plavës e të Gucisë kundër ushtrisë së Malit të Zi’’.

Mirënjohje për familjet e heronjve dhe të dëshmorëve të kombit

Këshilli Organizues ka dhënë mirënjohje për familjet e heronjve dhe të dëshmorëve të kombit: Ymer Prizreni, Prizren, Haxhi Zeka, Pejë. Ali pashë Gucia, Plavë e Guci. Sylejman Vokshi, Gjakovë. Jakup Feri, Plavë e Guci. Çelë Shabani, Rugovë, Stakaj. Kadri Bajri, Rugovë, Koshutan. Kajë Galja, Nokshiq (Koshutan). Mulla Jaha, Plavë e Guci. Bali Dema, Plavë e Guci, Martinaj. Ahmet Zeneli, Plavë e Guci, Vuthaj. Nure Kurti, Plavë e Guci, Nokshiq. Kurt Asllani, Plavë e Guci, Nokshiq. Adem Isufi, Rugovë, Shkrel. Rexhë Avdia, Rugovë, Shkrel. Sadik Hamza, Rrafshi i Dukagjinit, Qallapek. Fazli Syla, Rrafshi i Dukagjinit, Podgur. Rrustem Uka, Rrafshi i Dukagjinit, Isniq. Ahmet Rama, Rrafshi i Dukagjinit, Strellc. Hamëz agë Batusha, Rrafshi i Dukagjinit, Batushë. Binak Alia, Malësia e Gjakovës, Krasniqe. Ali Ibra, Malësia e Gjakovës, Gash. Niman Syla, Malësia e Gjakovës. Halil Bajraktari, Malësia e Gjakovës.

Kjo listë u hartua në bazë të të dhënave tashmë të njohura dhe sipas librit të autorit Elmaz Plava, marrë nga burime të dorës së parë të kohës (Plava 2002: 60-62). Mirëpo, në terren kemi pasur probleme në identifikimin e disa familjeve: Fazli Syla, Rrafshi i Dukagjinit, Podgur. Rrustem Uka, Rrafshi i Dukagjinit, Isniq. Ahmet Rama, Rrafshi i Dukagjinit, Strellc. Hamzë agë Batusha, Rrafshi i Dukagjinit, Halil Bajraktari, Malësia e Gjakovës. Hulumtimi për identifikimin e tyre vazhdon, krahas i disa të tjerëve, se janë të mundshme gabimet e shkruara për identitetin e tyre.

Në fund të kësaj akademie përkujtimore u shfaq program artistik, që u prit me shumë kënaqësi nga të pranishmit në sallë. Rapsodi i njohur Rifat Berisha, bashkë me rapsodin gjithashtu të talentuar Tribal Berisha, kënduan këngën emblematike të Betejës së Nokshiqit, 1879, ’’Ç’janë këto gjamë që po i bje era’’. Ndërkaq, Januz Mushkolaj, po ashtu rapsod i njohur, këndoi këngën ’’Lufta e Plavës dhe Gucisë’’, gjithashtu të asaj kohe. Këndoi me lahutë edhe rapsodi i përmendur rugovas, Isë Elezi. Ai e këndoi këngën, po me motive lufte me Malin e Zi, “Shemso Feri n’kamë na u çua’’, kurse AFA ’’Rugova’’ u paraqit me kcime epike të shkallës së lartë artistike: Vesel Nikçi, Bekim Demaj, Florim Nikçi, Shaban Demaj, Fatos Selmani, si dhe Faton Bytyçi e Ukë Kameraj, me vegla muzikore.

Nderime te varret e dëshmorëve dhe të heronjve në 12 pika, nga Ulqini e deri në Prizren

Sipas projektit për shënimin e përvejtorit të Betejës së Nokshiqit, janë bërë nderime te varret e dëshmorëve dhe të heronjve në 12 pika nderimi, nga Ulqini e deri në Prizren.

Nderime e kurora në Ulqin: 9,00: Kurora te Varri i Ymer Prizrenit, më 17.1.2020. Fjalë rasti: Dr. Bahri Brisku, Prof. Mehmet Bardhi, prof. Daut Ceka. Nderime e kurora në Plavë: 9,00: Kurora te varret e dëshmorëve e të heronjve: Jakup Feri me shokë, më 17.1.2020. Fjalë rasti: Tahir Gjonbalaj dhe grupi.9,00: Kurora te Varri i Kajë Gales, Nokshiq, më 17.1.2020. Fjalë rasti: Tahir Gjonbalaj dhe grupi. Nderime e kurora në Guci: 9,00: Kurora te varret e dëshmorëve e të heronjve, më 17.1.2020. Fjalë rasti: Tahir Gjonbalaj dhe grupi. Nderime e kurora në Rugovë: 9,00: Kurora te Varri i Adem Isufit, Shkrel, më 17.1.2020. Fjalë rasti: Prof. Dr. Mujë Rugova, Ali Lajçi. 9,30: Kurora te Varri i Rexhë Avdisë, Shkrel, më 17.1.2020. Fjalë rasti: Prof. Dr. Ali Muriqi, Avdi Shkreli. Nderime e kurora në Pejë: 9,00: Kurora te Varri i Haxhi Zekës, Pejë, më 18.1.2020. Fjalë rasti: Prof. Dr. Gazmend Rizaj, Salih Lajçi, Rexhep Nikçi. 9,30: Kurora te Varri i Ali pashë Gucisë, më 18.1.2020. Fjalë rasti: Prof. as. Dr.Luan Tetaj, prof. Rexhep Dedushaj. Nderime e kurora në Kelmend (Nabergjan): 9,00: Kurora te Varri i Kadri Bajrit, Kelmend (Nabergjan), më 17.1.2020. Fjalë rasti: Prof. Dr. Shemsedin Dreshaj, Pren Marashi, Nexhmi Lajçi.Nderime e kurora në Prizren: 9,00: Kurora te shtatoret e drejtuesve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Prizren, më 17.1.2020. Fjalë rasti: Dr. Parim Kosova, Bedri Halimi. Nderime e kurora në Gjakovë: 9,00: Kurora te shtatorja e Sylejman Vokshit, Gjakovë, më 17.1.2020. Fjalë rasti: Prof. Dr. Arben Hoxha, Prof. Dr. Shefqet Canhasi, Mr. sc. Muhamet Rogova. 9,30: Kurora te shtatorja e Ali Ibrës, Gjakovë, më 17.1.2020. Fjalë rasti: Dr. Shefqet Dinaj dhe grupi. Nderime e kurora në Krasniqe: 9,00: Kurora te Varri i Binak Alisë, Malësia e Gjakovës, Krasniqe, më 17.1.2020. Fjalë rasti: Ali Sylaj, Shpend Bisheva, Hasan Buçpapaj. Nderime e kurora në Gash: 9,00: Kurora te Varri i Ali Ibrës, Malësia e Gjakovës, Gash, më 17.1.2020. Fjalë rasti:  Gjon Markolaj, Zenel Vidrica.

Qëllimi

Qëllimi dhe synimet e kësaj akademie përkujtimore janë shënimi i 140-vjetorit të Betejës së Nokshiqit, më 4 dhjetor 1879, dhe të Luftës së Janarit 1880 të ushtrisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për mbrojtjen e Plavës e të Gucisë kundër ushtrisë së Malit të Zi. Kjo është përpjekje për të larë borxh ndaj të gjithë atyre që e flijuan jetën dhe që ranë dëshmorë duke mbrojtur heroikisht viset e sulmuara të atdheut nga Mali i Zi, pak pas Kongresit të Berlinit. Kjo është po ashtu përpjekje për ndriçimin e mëtejshëm të historisë më të re të sulmeve të Malit të Zi mbi popullin shqiptar dhe të pushtimeve të tokave shqiptare në një periudhë dyshekullore, sidomos nga fiset e derivona shqiptare të Malësisë së Madhe: Kuç, Piper dhe Vasoviq. Nga këto tri fise, vonë të sllavizuara, ishin edhe prijësit e mëdhenj të sulmit të përgjakshëm mbi Shqipërinë, pikërisht mbi Plavë e Guci, në vitet 1879-1880, Mark Milani i fisit Kuç dhe Todor Milani i fisit Vasoviq. Aty ishin edhe pasardhësit e familjeve tona mesjetare të sllavizuara: Mugosha, Mataguzha, Mataruzha, Pjevçiq etj. Aty ishin, pra, pasardhësit e fisit Dokleat, i njohur ndër fiset ilire, më vonë vendi Dukla e tash Mali i Zi.

Me këtë akademi përkujtimore duam t’ia kujtojmë brezit tonë të ri rrugëtimin e përgjakshëm të të parëve tanë dhe të përgjakjeve me Malin e Zi, në shekullin XIX dhe nga viti 1912 deri në qershor 1999, kur Rugova, Peja, Gjakova e krejt Kosova, pas një shekull robërie shumë të rëndë, gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përsëri janë masakruar, janë plaçkitur e janë djegur nga Mali i Zi e nga Serbia, që ishin ende në një bashkësi shtetërore. Mirëpo, deri më sot nuk ka pasur kërkimfalje për krimet, ende nuk janë kthyer eshtrat e të pagjeturve, as nuk janë paguar dëmet e shkaktuara, ndonëse luftën e kanë humbur. Madje, Malin e Zi e kanë shpërblyer 80 deputetë shqiptarë me afër një të tretën e territorit të krahinës së Rugovës, më 21 mars 2018, në Kuvendin e Republikës së Kosovës!

Beteja e Nokshiqit edhe sot, në 140-vjetorin e saj, duhet të konsiderohet betejë madhështore dhe fitore madhështore. Kënga e saj u bë himn lufte dhe u këndua duke shkuar në shumë beteja, por këndohet edhe në dasma, kur krushqit nisen për të marrë nuse. Ajo është kënduar edhe në luftën e fundit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Beteja e Nokshiqit ishte betejë mbi beteja dhe vlerësohet se ishte nderi ushtarak dhe politik i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Shënimi i këtij përvjetori është borxh ndaj atyre që i kanë dalur zot vendit të vet, që u kanë thënë jo Fuqive të Mëdha të Evropës e Perandorisë Osmane dhe që janë flijuar për atdhe duke luftuar kundër pushtuesit, Malit të Zi.

Synimi         

Kjo akademi përkujtimore në Pejë, e përmasave pak e shumë lokale, se aq ishin mundësitë, synon se duhet t’i bëjë me dije institucionet tona përgjegjëse se gjatë këtij viti e kanë për detyrë që t’i bëjnë gati propozimet dhe arsyetimet për dekorata në Tiranë e në Prishtinë për të gjithë ata, nga të gjitha krahinat pjesëmarrëse në luftë, që e dhanë jetën për mbrojtjen e Plavës dhe të Gucisë, kundër Malit të Zi, në vitet 1879-1880. Pritet se akademi përkujtimore do të organizohen edhe në qendrat universitare në Prizren, Gjakovë e Shkodër, që do t’u prinin proceseve të organizimit të konferencës shkencore, më 10 qershor 2020, në ditën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për Betejën e Nokshiqit, më 4 dhjetor 1879, dhe për Luftën e Janarit 1880 për mbrojtjen e Plavës e të Gucisë.

Organizimi

Këshilli Organizues i akademisë përkujtimore kishte këtë përbërje: Nga Universiteti: prof. dr. Fadil Millaku, rektor; prof. asoc. dr. Afrim Selimaj, prorektor (përgjegjës); prof. asoc. Hysen Nimani,  dekan; ma. sc. Irfan Nikçi, këshilltar i rektorit. Nga Klubi: prof. dr. Riza Smaka, prof. dr. Mujë Rugova, prof. dr. Ali Muriqi, prof. dr. Shemsedin Dreshaj, prof. dr. Jeton Kelmendi, prof. dr. Zymer U. Neziri (hartues i projektit dhe përgjegjës i realizimit). Në Grupin përkrahës të Këshillit Organizues të akademisë përkujtimore ishin: Ali Lajçi, Artan I. Demaj, Avdi Shkreli, Bashkim Lajçi, Baton Z. Neziri, Dardan S. Lajçi, Emërim Lajçi, Haxhë Z. Nikçi, Islam Husaj, Mustafë H. Lajçi, Nexhmi Lajçi, Salih B. Lajçi, Salih Lukaj, Vesel Nikçi.

Këshilli Organizues ka dhënë edhe falënderime për folësit në 12 pikat e nderimit te varret e heronjve dhe të dëshmorëve: Ulqin, Plavë, Guci, Nokshiq, Gash, Krasniqe, Shkrel, Pejë, Kelmend (Nabergjan), Qallapek, Gjakovë, Prizren. Po ashtu janë dhënë falënderime edhe për disa veprimtarë që kanë ndihmuar Këshillin Organizues të kësaj akademie përkujtimore për Nokshiqin.

 

Kontrolloni gjithashtu

Prof. dr. Sabit Syla & Prof. dr. Hamit Kaba: DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRAT E VITIT 1981 NË KOSOVË – X

-112- Për përdorim të kufizuar J C R Gray Esq                                                                                           Ambasada britanike FCO                                                                                                                     Beograd I …