Enver Hoxhaj: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë heronj të gjallë të Kosovës sinonim të lirisë dhe pavarësisë

Zyra e Prokurorit e dorëzoi aktakuzën e ndryshuar kundër: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit

Gjykata Speciale kundër UÇK-së ka bërë të ditur  se duke u  bazuar në vendimet e gjyqtarit të procedurës paraprake, të datës 22 korrik 2022 dhe 29 shtator 2022, Zyra e Prokurorit ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.  Gjykatësi i procedurës paraprake, më 29 shtator, miratoi kërkesën e Prokurorit për tërheqjen e pretendimeve për krime në komunën e Ferizajt, derisa ai kishte aprovuar pjesërisht mocionin e mbrojtjes së Hashim Thaçit, të parashtruar ndaj aktakuzës së ndryshuar në rastin ku ai me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, po akuzohen për krime lufte. Zyra e Prokurorit  ishte urdhëruar të bëj ndryshime në aktakuzën e ndryshuar dhe ta dorëzojë deri me 30 shtator aktakuzën e ndryshuar. Një njoftim thuhej se më 22 korrik, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi pjesërisht kërkesën e mbrojtjes së Thaçit që pretendon mangësi në aktakuzën e fundit kundër të akuzuarve në këtë çështje gjyqësore, e dorëzuar më 29 prill 2022. (Betimi për Drejtësi)

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …