Vetëvendosje e LDK

Zyrtarë të VV-së e LDK-së nuk i kanë komentuar njoftimet sipas të cilave mbrëmë ka pasur takim në mes të Kurtit e Mustafës

Zyrtarë të Vetëvendosjes e as të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk i kanë komentuar njoftimet sipas të cilave mbrëmë ka pasur takim në mes të Albin Kurtit dhe Isa Mustafës në shtëpinë e këtij të fundit në Prapashticë. Njoftohet se gjatë këtij takimi, lideri i Vetëvendosjes ia ka bërë një ofertë të re Lidhjes Demokratike të Kosovës për ndarjen e posteve gjatë mandatit katërvjeçare. Në mes tjerash, Lidhjes Demokratike të Kosovës i është ofruar pozita e kryetarit të Kuvendit të Kosovës pas dy viteve dhe mbështetje për postin e presidentit të Kosovës në këmbim të kthimit të një ministrie Lëvizjes Vetëvendosje pasi të zgjedhej presidenti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …