Gjatë kësaj jave mbledhet Këshilli i BE-së, por nuk pritet që të merret vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën

Zyrtarët e Kosovës e ashpërsojnë retorikën politike ndaj BE-së pas paralajmërimeve për shtyrje të liberalizimit të vizave

Zyrtarët e lartë të Kosovës kanë ashpërsuar gjuhën ndaj Bashkimit Evropian pas paralajmërimeve që vendimi për liberalizimin e vizave mund të mos merret këtë vit. Derisa kryetari i Kuvendi Kadri Veseli ditë më parë ka thënë se do të ishte racizëm ndaj kosovarëve nëse nuk hiqen vizat sivjet, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj dje ka thënë se nëse kjo nuk ndodh atëherë Kosova nuk ka arsye t’i besojë BE-së. Ndonëse zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian në vazhdimësi kanë pohuar se Kosova i ka plotësuar 95 kriteret e vëna për liberalizim, vendimi për heqje vizash nuk është i sigurt se do të merret as brenda këtij viti. Përkundrazi, tashmë është paralajmëruar se ky proces mund të mos finalizohet deri në vitin 2020. Në anën tjetër ata që vazhdimisht kanë dhënë data për heqjen e regjimit të vizave tani kanë ashpërsuar gjuhën ndaj BE-së. Derisa kryekuvendari Kadri Veseli ditë më parë ka thënë se mosliberalizimi i vizave do të ishte racizëm, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka thënë se nëse nuk ka një vendim pozitiv rreth vizave këtë vit, atëherë Bashkimi Evropian do ta humbasë besimin e institucioneve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …