Më 6 janar të vitit 1999 UÇK-ja në Zonën Operative të Shalës i ka zënë rob tetë ushtarë serbë

Më 6 janar të vitit 1999 në Zonën Operative të Shalës UÇK-ja i ka zënë rob tetë ushtarë serbë

Gjatë një beteje në mes të forcave ushtarake serbe dhe pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Zonës Operative të Shalës me 6 janar të vitit 1999 në fshatin Bare të Vushtrrisë UÇK-ja arrin t’i zënë rob tetë ushtar serb. Ndërsa pas një jave është arritur marrëveshja e ndërmjetësuar më faktorët ndërkombëtar për shkëmbimin e pengjeve të luftës pasi që me 14 dhjetor të vitit 1998 në kufirin Kosovë-Shqipëri pas një prite të organizuar të forcave serbe ishin zënë rob 9 ushtar të UÇK-së, të cilët janë trajtuar në mënyrat me mizore gjatë mbajtje në burg. Në një video të publikuar nga arkivi i Agjencisë së Lajmeve AP, shihen ushtarët serb të zënë rob të cilët tregojnë së nuk janë trajtuar keq nga UÇK-ja por së atyre ata u kanë sjell cigare e ushqime. Kjo është veç një dëshmi së lufta e organizuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë e pastër dhe e drejtë dhe i ka respektuar ligjet ndërkombëtare të luftës.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …