leoni

Aktivitete treditore në nderim dhe përkujtim të Komandantit Ilaz Kodra

Aktivitete treditore në nderim dhe përkujtim të Komandantit Ilaz Kodra

Në 18-vjetorin e rënies heroike të komandantit, Ilaz Kodra, udhëheqës i Brigadës 114, Fehmi Lladrovci të Zonës Operative të Drenicës, më 27 prill 2017, në orën 11:00, mbahet  homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Polac, dhe te Kulla muze e komandantit, Ilaz Kodra. Pastaj  vazhdojnë aktivitetet sportive në orën 12:00, ku mbahet turneu memorial, tashmë tradicional, në Skenderaj. Më 28 prill në orën 16:00, nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës z.Isa Mustafa, mbahet Akademi Përkujtimore, në Sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë, në Prishtinë. Më 30 prill 2017, në Shtuticë mbahet Tubim Përkujtimor kushtuar komandantit Ilaz Kodra, 40 dëshmorëve dhe 275 martirëve të fshatrave: Fortesë, Kodër, Qëndresë, Polluzhë, Bletar, Baks, Dashevc, e fshatrave përreth.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …