Haliti: Ka pasur nevojë që të ketë më shumë konsultime para se të vendosje taksa prej 100% ndaj produkteve serbe

Anëtari i kryesisë së PDK-së Xhavit Haliti: Koalicioni PAN do të këtë më shumë vota se sa mendohet

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, anëtar i kryesisë së kësaj partie, Xhavit Haliti, beson se koalicioni PDK-AAK-Nisma i ka votat e mjaftueshme për ta konstituuar kuvendin dhe për ta formuar Qeverinë e re.”. Ai ka thënë  për gazetën “Epoka e re”, se votat për këtë koalicion do të jenë më shumë sesa mendohet. Haliti ka bërë me dije se çdo qeveri e cila merr votat e nevojshme në Kuvend mund të funksionojë pa problem deri në fund të mandatit. Haliti në këtë intervistë ka mohuar lajmin se do të jetë kandidat i PDK-së për kryekuvendar, duke e konsideruar këtë spekulim mediatik. “Kandidati ynë për kryekuvendar është Kadri Veseli, i cili ka mbështetjen e plotë të partisë”, është shprehur Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …